Zaev: Pasi të publikohen provat, Gruevski për tre ditë do japë dorëheqje

 

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në tribunë në Manastir, mbajtur më 05.11.2014, deklaroi se kur të publikohen provat për korrupsion, në të cilin është e përfshirë qeveria, Kryeministri Nikolla Gruevski për tre ditë do të japë dorëheqje.

Претседателот на СДСМ, Зоран Заев, со сопартијците на прес конференција. Фото: СДСМ
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, me bashkëpartiakët në një konferencë për shtyp. Foto: LSDM

 

Në deklaratë Zaevi tha:

Nëse nuk shkonim në zgjedhje nuk do të kishte as betejë e as bomba. Nuk do të kishte as prova e as argumente. Unë jam i lumtur që LSDM-ja dhe opozita e kanë atë kapacitet ta bëjnë në mënyrë sistematike, precize dhe të kujdesshme gjithë atë dokumentacion prej provash dhe argumentesh. Dhe thashë publikisht, në momentin që kjo do të publikohet, për tre ditë Gruevski do të duhet të largohet nga pushteti, të japë dorëheqje. Por për fat të keq nderi i Maqedonisë do dëmtohet dhe personalisht mendoj se do të prekë deri tek sensibiliteti i marrëdhënieve ndëretnike.

[Burimi: link tekstual /video link, Data: 05.11.2014]

 

Arsyetim:

Publikimi i të ashtuquajturave bomba filloi në fillim të shkurtit. Pas një muaj e gjysmë nga konferenca e parë për shtyp, situata është shumë më ndryshe nga ajo që thoshte Zaevi në nëntor. Deri tani nuk ka asnjë dorëheqje në Qeveri, ndërsa kryeministri Gruevski i hedh poshtë bisedat si të montuara.

 

Gruevski më 28.02.2015 përsëriti se nuk duhet shpejtuar me dorëheqjet dhe se duket pritur të përfundojë procesi gjyqësor:

Nuk duhet shpejtuar me dorëheqjet, duhet të përfundojë procesi gjyqësor, të vërtetohen faktet, dhe pastaj të mendohet për vendime eventuale. Unë i prezentova të dhënat e mija, i lë institucionet t’i vërtetojnë faktet, siç kemi tashmë një aktgjykim lidhur me këtë rast në të cilin është pranuar se ka pasur bashkëpunim më shërbime të huaja.

 

Më 25.02.2015 në deklaratën e përcjellë nga portali Republika, Gruevski tha  se nuk do ketë deklarata të parakohëshme.

Atëkohë portali shkroi:

Nuk ka zgjedhje parlamentare të parakohshme – theksoi kryeministri Nikolla Gruevski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp lidhur me aferën „Puç“ dhe „bombat” që i lajmëroi LSDM-ja.

 

Në tribunën e VMRO-DPMNE-së që u mbajt më 15.03.2015 në QS „Boris Trajkovski”,  foli edhe Kryeministri Nikolla Gruevski  ku kategorikisht e hodhi poshtë idenë për qeveri kalimtare:

Dua të porosis se kërkesa për qeveri kalimtare është e mundur dhe e realizueshme, por pa VMRO DPMNE-në në të. Ne mendojmë dhe gjithnjë kemi menduar se populli është ai i cili jep mandat dhe legjitimitet në zgjedhje dhe populli zgjedh se kush do të formojë qeveri. Me kërkesën për qeveri kalimtare krijohet hapësirë për një precedent serioz i cili më pas lehtë mund të jetë objekt konflikti midis partive.

 

Linqe:

 

Vlerësoi: Vllado Gjorçev

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.