Zaev nuk ka thënë se “mezi pret” të aplikojë për pasaportë me emrin Maqedonia e Veriut

Фото: Принтскрин

Në artikull janë bërë dy gabime. Së pari, deklarata e kryeministrit paraqitet në mënyrë që të jep përshtypjen se ai tha se mezi pret të merr pasaportë me emrin Maqedonia e Veriut, megjithëse ai nuk tregoi aspak entuziazëm të tillë në intervistë. Mangësia e dytë është se nuk specifikohet që Zaev flet për federata sportive, ndërsa nga teksti mund të krijohet përshtypja se ai ka biseduar me disa federata politike.

 

Recensojmë postiminFacebook që paraqet një lajm me titull: “Zaev: Mezi pres të vijë e hëna dhe që në mëngjes të aplikoj për pasaportë me emrin ‘e Veriut'”. Në titull përcillet deklaratë e pretenduar, gjegjësisht citim i drejtpërdrejtë i kryeministrit Zoran Zaev, ndërsa e gjithë kjo bëhet në mënyrë të papërshtatshme me qëllim të mbledhjes së klikimeve.

Bëhet fjalë për një intervistë që kryeministri Zaev e dha për TV21, ku gazetari e pyeti se deri ku është realizimi i detyrimeve që ka vendi rreth Marrëveshjes së Prespës.

Përgjigja e plotë e Zaevit, sipas videos nga kjo pjesë e intervistës (00:28 – 03.20 min) thotë:

Ka shumë gjëra që janë bërë nga të dy palët deri tani, por ka edhe gjëra që duhet të bëhen. Të hënën, 5 korrik, do të fillojë lëshimi i pasaportave të reja me dokumente të reja, përkatësisht me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut. Unë do të jem i pari që do të aplikoj të hënën në mëngjes për të marrë pasaportën time të parë. Këto janë dokumente të përgatitura, ministri i Brendshëm i prezantoi ato në qeveri të martën dhe realizimi do të fillojë të premten. Kjo është një tjetër përmbushje e re nga Marrëveshja e Prespës. Ne filluam bisedime me federatat dhe shumë prej federatave sportive ndryshuan emrin e tyre në përputhje me Kushtetutën sepse ata janë përfaqësues të Maqedonisë së Veriut. Besoj se këtë do ta arrijmë edhe me Federatën e Futbollit të Maqedonisë sepse ata duhet të ndjekin emrin kushtetues të vendit, të përcaktuar qartë në Marrëveshjen e Prespës. Njerëzit tanë duhet ta dinë që ne nuk jemi më IRJM, por Maqedonia e Veriut me kodet ndërkombëtare MK dhe MKD. Në rrethana të tilla, unë vetëm mund të them se pala greke duhet të vazhdojë siç duhet, siç presim, për të hequr ato një ose dy shenja të IRJM-së. Nuk është e drejtë të shkruash Turqia, Bullgaria dhe IRJM. Dhe nuk është e drejtë të shkruash Turqia, Bullgaria dhe Shkupi. Duhet të shkruhet Maqedonia e Veriut. Me të vërtetë duhet të hiqet. Pres që memorandumet në Parlamentin Grek të miratohen së shpejti. Këto janë memorandume me të cilat aviacioni grek mbulon dhe kujdeset për qiellin tonë maqedonas. Një gjë e rëndësishme është memorandumi i mbështetjes për Maqedoninë e Veriut nga Greqia në rrugën tonë drejt bashkimit në BE, dmth integrimi ynë në BE dhe marrëveshja e bashkëpunimit ekonomik. Këto janë marrëveshje të mira që sjellin përfitime edhe për Greqinë dhe unë besoj se Parlamenti Grek së shpejti do t’i miratojë ato.

Nga kjo përgjigje e kryeministrit është e qartë se pjesa në titull, ku thuhet se ai “mezi pret” për të marrë pasaportë me emrin Maqedonia e Veriut nuk ekziston, gjegjësisht ai nuk e tha një gjë të tillë. Përgjigja që ai i jep pyetjes së gazetarit është në kontekstin e pjesëve të Marrëveshjes së Prespës, të cilat duhet të realizohen në të ardhmen, përfshirë zëvendësimin e dokumenteve personale.

Arsyeja pse ai thotë se do të aplikojë për pasaportë me emër të ndryshuar të hënën është sepse zbatimi i dokumenteve të reja ka filluar që nga ajo kohë, dhe jo sepse ai nuk mund të presë ta bëjë këtë. Vetë deklarata për marrjen e një pasaporte me emër të ri është në kontekstin e zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, dhe jo në kontekstin e dhënë në titull, se kryeministri mezi pret ta marrë atë.

Deklarata e dhënë nuk korrespondon me titullin, sepse shtohen fjalë që nuk ekzistojnë në të. Prandaj, si keqinformim i pjesshëm, ne vlerësojmë postimin në të cilin pretendohet se kryeministri Zoran Zaev ka thënë se ai “mezi pret që e hëna, që herët në mëngjes për të aplikuar për pasaportë me ‘e Veriut'”.

Për më tepër, në tekstin që po shqyrtojmë, në një fjali nuk është mjaft e qartë se “kanë filluar bisedimet me federatat“, pa shpjeguar qartë se për çfarë në fakt bëhet fjalë.

Bëhet fjalë për federatat sportive, për të cilat Zaev në intervistë tregon se ata ranë dakord për ndryshimin e emrit nga federatat e Republikës së Maqedonisë në federata të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nga ajo që është shkruar në tekst mbetet e panjohur dhe nuk është e mundur të kuptohet se për çfarë federate po flitet, madje mund të marrim përfundimin e gabuar se u diskutua për disa federata politike, për shembull.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.