“Wikipedia” në gjuhën maqedonase kërkon nga VMRO DPMNE të mos përvetësoj mundin e vullnetarëve
VMRO DPMNE në llogaridhënien e saj “LLOGARIDHËNIA – PROJEKTE, MASA DHE VEPRA PËR QYTETARËT DHE SHTETIN”, të cilën e prezantoi me 20 mars të këtij viti, pretendon që me iniciativave të saja punohet në përmbajtjet e shërbimeve në gjuhën maqedonase në enciklopedinë “Wikipedia” dhe se ata përkthejnë në gjuhë të huaj. Për këtë pretendim reagoi (30.11.2016) ekipi i versionit enciklopedik, të cilët porositin se bëhet fjalë për një të pavërtetë.
Ja se çka shkruhet saktë në Llogaridhënien e VMRO DPMNE-së:
Vazhdojmë me iniciativën e krijimit të përmbajtjeve në gjuhën maqedonase në Wikipedia dhe përkthehen në shumë gjuhë të botës: anglisht, spanjisht, gjermanisht, gjuhën franceze dhe në gjuhën kineze. Në vitin 2009 ky shërbim popullor kishte 37.000 përmbajtje në gjuhën maqedonase, ndërsa momentalisht ka 84.500.
[Burimi: “LLOGARIDHËNIA – PROJEKTE, MASA DHE VEPRA PËR QYTETARËT DHE SHTETIN!”, Data: 20.03.2016]
ARSYETIM
Pretendimin i VMRO DPMNE-së se me iniciativat e saja krijojnë përmbajtje të reja në “Wikipedia-n” maqedonase dhe se ata përkthehen në gjuhët më të përdorura në botë – anglisht, spanjisht, gjermanisht, gjuhën franceze, gjegjësisht vendosen në versione përkatëse të versioneve gjuhësore të “Wikipedia”, e demantoi ekipi i versionit maqedonas në këtë enciklopedi online. Përmes publikimit në faqen e Facebook-ut “Wikipedia në gjuhën maqedonase” reagoi se bëhet fjalë për një të pavërtetë.
(Postimi në ndërkohë është fshirë, por mund ta shihni më poshtë)
Wikipedia në gjuhën maqedonase dëshiron që të reagojë publikisht me rastin e publikimit të llogaridhënies së partisë VMRO-DPMNE, në të cilën është paraqitur suksesi dhe puna e vullnetarëve tanë dhe anëtarëve si punë partiake dhe sukses i organizatës përkatëse, partisë, e cila është në kundërshtim me parimet e Wikipedias.
Në llogaridhënie të partisë është theksuar se “vazhdojmë me iniciativa të krijimit të përmbajtjeve në gjuhën maqedonase në Wikipedia…” dhe “…në vitin 2009…kishte 37.000 përmbajtje, ndërsa momentalisht ka rreth 84.500”, me çka puna e vullnetarëve të shfrytëzuesve tanë paraqitet si e dikujt tjetër, partiake, dhe se numri i përmbajtjeve është arritur falë kësaj partie, gjë që është tërësisht e pavërtetë.
Përkrah shenjës se një pretendim i tillë i VMRO DPMNE-së bëhet padrejtësi kundrejt vullnetarëve të cilët marrin pjesë në plotësimin dhe rregullimin e “Wikipedia-s”, gjegjësisht angazhimi i tyre paraqitet si partiak, në qëndrim shpjegohet se parimi i punës është neutral, pa dallim se kush do të jetë i gatshëm të ndihmojë dhe do të kyçet.
Wikipedia në gjuhën maqedonase, si edhe edicionet e tjera të të Wikipedia-s, është enciklopedi e cila mund të azhurnohet. Ne jemi të gatshëm dhe kemi dëshirë që të bashkëpunojmë me njësi të interesuara, organizata, institucione dhe me të gjithë ata të cilët duan që të mbështetin pasurimin e projektit me përmbajtje kualitative në gjuhën maqedonase, por përgjatë asaj theksojmë se është e nevojshme që rreptësisht të respektohen parimet themelore të neutralitetit.
Iniciativa për krijimin e qëndrimeve të reja dhe përmirësimi i atyre ekzistuese në Wikipedia në gjuhën maqedonase kryesisht nga përpjekjet e investuara nga ana e shfrytëzueseve të projektit dhe prej këtu mbajmë qëndrim se në asnjë bazë nuk duhet të keqpërdoret mundi i vullnetarëve dhe koha e lirë. Në të kundërtën, rrezikojmë që shfrytëzuesit aktiv të lëshojnë projektin, me çka seriozisht do të pengohej zhvillimi i mëtejmë.
Përkundër reagimit nga “Wikipedia në gjuhën maqedonase” për tentimin e VMRO DPMNE-së përvetësimin e shërbimeve për rritje të numrit të qëndrimeve, diskutabile është edhe pretendimi i partisë se për dallim nga gjërave të tjera në Llogaridhënie, në rastin konkret me “Wikipedian” nuk janë dhënë parametrat bazë, gjegjësisht kur, me çfarë mjetesh, në çfarë periudhe dhe me çfarë vëllimi, VMRO DPMNE ka marrë pjesë në pasurimin e enciklopedisë online
Sido që të jetë, mohimi i pretendimit të partisë i cili erdhi nga faktori më kompetent, padyshim tregon se VMRO DPMNE thotë një të pavërtetë në Llogaridhënien e saj,
BURIME
- (20.03.2016) ВМРО-ДПМНЕ – „ОТЧЕТНO – ПРОЕКТИ, МЕРКИ И ДЕЛА ЗА ГРАЃАНИТЕ И ДРЖАВАТА!“ [Пристапено на 30.11.2016]
- (30.11.2016) Фејсбук-страница „Википедија на македонски јазик“ – реакција [Пристапено на 30.11.2016]
Vlerësoi: Sasho Spasosk
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari