Watch and Warn Disinfo: 30-vjetori i “Stuhisë” është më i rrezikshmi për një valë të re dezinformimi në rajon

Операција Олуја.Фото: Вистиномер, август 2024, Ријека

Dezinformacionet përbëjnë një sfidë të vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor, ku fushata të ndryshme shpesh synojnë ngjarje kyçe me qëllim që të thellojnë ndarjet, të minojnë besimin ndaj institucioneve demokratike dhe të lëkundin mbështetjen për integrimin euroatlantik. Në publikimin e fundit të buletinit mujor “Disinfo Radar: Watch and Warn”, veçojmë disa nga ngjarjet kyçe të pritshme që ka gjasa të shfrytëzohen për përhapjen e dezinformatave në Ballkanin Perëndimor gjatë muajve të verës.

 

Rajoni – Fushata të pritura dezinformuese me afrimin e 30-vjetorit të operacionit “Stuhia (Operacija Oluja në kroatisht, serbisht, boshnjakisht). Pritet që një valë dezinformacionesh të përhapet në Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kroaci, me efekte të valëzuara në pjesët e tjera të rajonit, veçanërisht në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Në hapësirën informative kroate, pritet që narrativat ta paraqesin “Oluja”-n si një operacion heroik që e shpëtoi Bosnje dhe Hercegovinën nga një “Srebrenicë” e dytë. Në të kundërt, narrativat serbe do të synojnë të paraqesin serbët si viktimat e vetme të pastrimit etnik. Dezinformacionet e pritura nga të gjitha palët synojnë të forcojnë narrativat polarizuese, të pengojnë pajtimin dhe të politizojnë traumën e përbashkët historike.

Shqipëria – Besimi në demokraci është lëkundur nga diskursi publik kaotik rreth shembjeve në Theth, dhe mund të priten gjithashtu valë dezinformacionesh. Diskursi informativ në Shqipëri është përsëri shumë i polarizuar, këtë herë lidhur me shembjen e papritur të dhjetëra objekteve në Theth. Qeveria ndërhyri në një park kombëtar të mbrojtur duke shembur ndërtesa që nuk kishin leje formale, duke e justifikuar këtë si zbatim të ligjit. Mediat proqeveritare formuluan narrativën për popullsinë lokale si okupatorë të paligjshëm përmes termit “tokë e okupuar”. Opozita ngriti një narrativë alternative se shembjet ishin një hakmarrje politike për mungesën e mbështetjes për partinë e kryeministrit në zgjedhjet e fundit.

Bosnje dhe Hercegovinë – Dezinformacionet e reja burojnë nga tema të vjetra – pritet që përvjetori i operacionit “Stuhia” të shfrytëzohet për të minuar stabilitetin e vendit. Përvjetori i ardhshëm i operacionit “Stuhia” më 4 dhe 5 gusht ka potencial të lartë për të shkaktuar tensione dhe fushata dezinformuese që do të thellojnë ndarjet etnike, duke përdorur narrativa polarizuese që do të manipulojnë me faktet historike, do të rrisin numrin e viktimave ose do të glorifikojnë veprimet e një grupi ndërsa do të njollosin veprimet e një grupi tjetër.

Kosova – Bllokada politike nxit dezinformata, priten fushata që do të minojnë stabilitetin e vendit dhe rrugën euroatlantike. Diskursi publik në Kosovë është vazhdimisht i përmbytur me fushata dezinformuese për shkak të krizës institucionale në vazhdim dhe pamundësisë për të zgjedhur kryetarin e ri të Parlamentit ose për të formuar qeverinë. Atmosfera e mosbesimit të shtuar publik shfrytëzohet për të minuar proceset demokratike.

Mali i Zi – Rënia e turizmit ka gjasa të nxisë një lojë akuzash të udhëhequr nga dezinformatat. Pritet që mjedisi informativ të fokusohet rreth rezultateve të dobëta të sezonit turistik 2025. Sezoni deri tani ka shkaktuar një frustrim në rritje te punonjësit e turizmit dhe pronarët e bizneseve. Edhe pse numri i turistvë është më të larta, shifrat tregojnë se qëndrimet dhe të ardhurat janë ulur.

Maqedonia e Veriut – Pritet që dezinformatat mbi përgjegjësinë institucionale të intensifikohen për shkak të krizës me zjarret pyjore. Diskursi publik në Maqedoninë e Veriut është i përqendruar rreth një serie zjarresh të rrezikshme, të shkaktuara nga nxehtësia ekstreme, vegjetacioni i tharë dhe dyshimet për përfshirje njerëzore. Zjarre shpërthyen në disa rajone, dhe disa u përhapën nga deponitë dhe rrugët drejt pyjeve dhe pronës private. Pritet një valë e mëtejshme dezinformatash që shmangin përgjegjësinë institucionale dhe manipulojnë akuzat ndaj kundërshtarëve politikë të vazhdojë gjatë verës. Mungesa e aeroplanëve zjarrfikës, pilotëve dhe ekipeve tokësore, ndërkohë që pjesa më e madhe e pajisjeve është e vjetruar, rrit mosbesimin e qytetarëve ndaj institucioneve.

Serbia – Në kushtet e zjarreve pyjore, dezinformatat ka gjasa të shënjestrojnë protestat studentore dhe të forcojnë ndjenjat anti-perëndimore. Ndërsa zjarret pyjore përfshinë të gjithë territorin e Serbisë në korrik, me mbi 3.500 të regjistruar gjatë tre javëve të para – numri më i madh i raportuar ndonjëherë – ka gjasa të shfaqen narrativa dezinformuese që do të fajësojnë lëvizjet studentore dhe aktorët opozitarë për nisjen ose mundësimin e zjarreve. Pretendohet se këto pretendime të rreme do të dizajnohen për të delegjitimuar protestat qytetare dhe aktivizmin e studentëve, veçanërisht pasi këto grupe po fitojnë forcë në prag të zgjedhjeve të mundshme të parakohshme.

Lexoni më shumë në botimin më të fundit (#8) të buletinit mujor “Disinfo Radar: Watch and Warn”.

Fondacioni Metamorphosis

Vërtetmatës | Vërtetmatësi

Agjencia e Lajmeve Meta.mkPortalb

Faktoje

Raskrinkavanje.me – Raskrinkavanje

sbunker

Qendra për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë – ISAC 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.