Vulat prej plastike dhe druri dhe fotografitë si mjete për dezinformim

Shërbimi Boshnjak për luftën kundër dezinformatave dhe për verifikimin e fakteve, „raskrinkavanje.ba“, vërejti një lajm të rrejshëm në një qëndrim të gazetës “Dvevni Avaz”:

Në tekstin për grindje politike për të cilin duhet jetë kryetari i Kuvendin në kantonin e Sarajevës, është publikuar edhe një fotografi e Danijela Kristiq, për të cilën “Dnevni Avaz” pretendoi se kryetari i partisë së saj “Popull dhe drejtësi” në mënyrë të paligjshme e ka emëruara për kryetare të Kuvendit, si qëndron i ulur në kafene, me një vulë plastike para saj. Gazetar pretendon se është vula e Kuvendin, të cilin partia e ka fshehur nga shumica e re në Kuvend, e cila ka emëruara kryetar të ri. Kristiq në vend që ta dorëzojë, e shfrytëzon në kafene.

Por, “raskrinkavanje.ba” me hulumtimin e tyre ka arritur në dijeni se nuk është vula për të cilën flitet, por për vulën e kompanisë së burrit të Danijela Kristiq. Më saktë, kanë kontaktuar me Kuvendin në kantonin e Sarajevës, prej kur kanë thënë se nuk është vula zyrtare, sepse ajo është prej druri, ndërsa vula në fotografi është prej plastike. Vet Krstiq për „raskrinkavanje.ba“ ka thënë se bëhet fjalë për vulë të kompanisë së burrit të saj.

Përveç  paraqitjes së fotografisë së rrejshme, „raskrinkavanje.ba“ kujton se edhe shkeljen tjetër të “Dnevni Avaz”, në qëndrimin e diskutueshëm nuk i ka paraqitur edhe qëndrimet e palës tjetër, palës së akuzuar.

(meta.mk)

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .