Vonohet rikonstruktimi i rrugës „Маxhari“
Do të rindërtohet rruga “Maxhari” nga Metodija Andonov Çento deri në mbikalimin në Maxhari. (Afati i ndërtimit: 2014-2015)
ARSYETIM:
Projekti: RIKONSTRUKTIMI I RRUGËS “MAXHARI” kryetari i komunës Koce Trajanovski e ka premtuar në Programin e tij zgjedhor “Vepra të reja për përparim të ri, vepra të reja për Shkup më të mirë!”, (Në pjesën e urbanizmit, bulevardeve, urave, faqe 57), në të cilën u paraqit në zgjedhjet lokale të viti 2013. Edhe pse, afati i realizimit i paraparë në programin e Tranajovskit 2015 ka kaluar, deri tani 22.05.2016 ky premtim është realizuar pjesërisht. Rindërtimi në këtë rrugë filloi verën e kaluar (2015), ajo u zhvillua në dy faza dhe sipas paralajmërimeve të para nga pushteti vendor për shkak të vëllimit dhe të detyrave komplekse projektuese, për realizimin e të dy fazave janë paraparë 20 muaj (2017).
Punët ndërtimore për zgjerimin e rrugës “Maxhari”, të Komunës Gazi Baba, filluan me 18.06.2015, ndërsa fillimi u promovua nga kryeministri i atëhershëm dhe lider i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe kryetari i Shkupit dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, Trajanovski dhe Toni Trajkovski.
Fillon projekti madh i rikonstruktimit dhe zgjerimi i rrugës “Maxhari”. Projekti parasheh që rruga të ketë katër korsi, trotuare të reja, rrugica për biçikleta dhe këmbësorë, ndriçim të ri, njëkohësisht do të vendoset edhe kanalizim i ri atmosferik, me çka do të ndikohet në tejkalimin e problemeve me ujërat atmosferik. (Gruevski).
Trajanovski atëherë ka informuar që ky projekt do të realizohet në dy faza. Në etapën e parë rruga “Maxhari” do të rindërtohet në pjesën nga rrugëkryqi në rrugën “Brigadat e Moravës Jugore” deri te rruga “Palmiro Tolati” në gjatësi prej 666 metër. Ndërsa faza e dytë do të zhvillohet në “Palmiro Tolati” deri te mbikalimi në Maxhari, por pasi të zgjidhjen çështjet pronësore dhe juridike.
Pas zgjerimit kjo rrugë e ngushtë dhe jo funksionale do të ketë katër korsi komunikacioni me gjerësi prej 3,25 metër (nga dy korsi në çdo drejtim) dhe rrugica të mbuluara me pllaka begatoni). Në anën e majtë të rrugës “Maxhari” shikuar nga mbikalimi, do të formohet rrugica për biçikleta me gjerësi prej 3 metrash dhe rrugicë për këmbësorë me gjerësi 1,5 metër. Në anën e djathtë të kësaj rruge do të ndërtohet rruginë për këmbësorë me gjerësi prej 2 metër. Në pjesën e re të zgjeruar do të vendosen edhe ndriçime të reja rrugore. Punët ndërtimore për zgjerimin e rrugës “Maxhari” do të shfrytëzohen për vendosjen e kanalizimit të ri atmosferik deri te udhëkryqi i rrugës “Juzhnomoravski brigadi” me rrugën “Metodija Andonov Çento” deri te mbikalimi në Maxhari, e cila do ta zgjidh problemin shumëvjeçar me derdhjen e ujërave atmosferik. (Trajanovski)
Në Llogaridhënien e Trajanovskit për vitin e kaluar (faqe 2) për këtë projekt thuhet që në vitin 2016 do të përfundoj vetëm:
faza e parë e projektit për zgjerim dhe rikonstruktim të rrugës Maxhari.
Me 21 maj të vitit 2016 Trajanovski, në një intervistë duke i radhitur projektet infrastrukturore në të cilat punon qyteti i Shkupit këtë pranverë, tha se “po zgjerohet rruga Maxhari”, duke mos i përmend në këtë rast afatet konkrete kur mund të pritet mbarimi i këtij projekti.
Por, duke marr parasysh që zgjerimi i rrugës ka filluar me vonesë pothuajse dy vite, me ç’rast janë tejkaluar projektet zgjedhore për realizimin e projekteve (2013 – 2015). duke pas parasysh edhe rikonstruktimin e tërësishëm (sipas parashikimeve të dhëna gjatë fillimit të punimeve), mund të mbaroj më së shpejti në vitin 2017, këtë premtim zgjedhor e vlerësojmë si pjesërisht të realizuar.
LINQE:
- Извор: Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ и Коце Трајановски (2013-2017), Нови дела за нов напредок, нови дела за подобро Скопје! (во делот Урбанизам, булевари, мостови стр. 57) [Пристапено: 22.05.2016]
- Otcet_2015_godina Отчет 2015 на градоначалникот на Скопје, Коце Трајановски [Пристапено: 22.05.2016]
- Нова Македонија (06.08.2015): Помал метеж и побезбедна сообраќајница кај пазарот во Синѓелиќ [Пристапено: 22.05.2016]
- Точка (18.06.2015): Почна проширувањето на улицата “Маџари“ [Пристапено: 22.05.2016]
- Дневник (18.06.2015): Нефункционалната улица Маџари ќе добие две нови ленти [Пристапено: 22.05.2016]
- Република ((18.06.2015):Почна проширувањето на улицата Маџари [Пристапено: 22.05.2016]
- Тајм.мк (18.06.2015): Започна проширувањето на улицата “Маџари“ [Пристапено: 22.05.2016]
- Скопје инфо (21.05.2016): Коце Трајановски: Без застанување продолжуваме со проектите за подобро и поубаво Скопје [Пристапено: 22.05.2016]
Vlerësuar nga : Оlivera Vojanovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari