VMRO-DPMNE: Trajnim i kuadrit shëndetësor
Në të gjitha 27 klinikat universitare dhe institutet për pajisje mjekësore bashkëkohore do të sigurojmë trajnim të kuadrit shëndetësor nga ana e profesionistëve të huaj me përvojë nëpërmjet rrjetit të universiteteve të njohura botërore me anë të memorandumeve për bashkëpunim. Me këtë do të sigurohen kushte për futjen e shërbimeve dhe procedurave të reja të standardizuara që do të jenë në dispozicion të pacientëve në vend, që do ta shkurtojnë kohën e shërimit dhe listat e pritjes. Me këtë trajnim do të përfshihen të gjitha qendrat klinike në Maqedoni, në ç’mënyrë do të sigurohet kuadër i trajnuar për t’i zbatuar metodat më bashkëkohore të shërimit në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë. Bartës: Ministria për shëndetësi. [Afati: 2015]
Arsyetim:
Premtimi është duke u hulumtuar.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari