VMRO-DPMNE: Teknostartues dhe spin-autë
Universitetet mund të fitojnë të ardhura të rëndësishme nga hulumtimet me marrëveshje dhe donacionet, nga dhënia e licencave, nga konsultimet, nga kompanitë që i themelojnë vet ose që e përkrahin themelimin e tyre. Qëllimi i këtij projekti është inkurajimi i shtuar i universiteteve për aktivitet të tyre më të madh në fushën e themelimit të firmave të bazuara në shkencë ose teknologji, ose në fushën e ofrimit të përkrahjes për themelimin e tyre nga ana e teknostartuesve, gjegjësisht studentëve ose kuadrit arsimor-shkencor me dhunti të theksuar për ndërmarrjen e iniciativave, përgjegjësive dhe rrezikut. Përveç për komericalizimin e dijes së universiteteve, teknostartuesit do të japin kontribut të veçantë edhe për ekonominë duke krijuar vende të reja të punës. Njëkohësisht, universitetet nga ky projekt do të kenë edhe përfitime të tjera siç janë tërheqja e më tepër studentëve, kuadrit shkencor dhe investimeve nga ekonomia. [Afati: 2015]
Arsyetim:
Premtimi është duke u hulumtuar.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari