VMRO-DPMNE: Talentët e Maqedonisë

ВМРО-ДПМНЕ: Систем за следење на индикаторите ОЕЦДNë periudhën e ardhshme vëmendje të veçantë do t’i kushtojmë zbulimit, stimulimit dhe punës me nxënësit e talentuar, edhe atë duke filluar nga ndërtimi i politikës arsimore për punë me këta nxënës, nëpërmjet zbulimit-detektimit të tyre, e deri te puna konkrete me ta. Për këtë qëllim do të angazhohen profesionistë të lëmive të ndryshme për zhvillimin e instrumenteve dhe kritereve për identifikim të nxënësve të talentuar në lëmi të ndryshme. Do të realizojmë trajnime me pedagogët dhe psikologët e shkollave për t’i identifikuar nxënësit e talentuar dhe do të përpilohen programe për punë dhe përcjellje të përparimit të këtyre nxënësve. Në këtë drejtim, do të mundësojmë edhe hapjen e paraleleve muzikore në shkollat fillore ekzistuese që të mundësohet qasje më e lehtë deri te arsimi i ulët muzikor për çdo fëmijë dhe zbulim i hershëm të talentëve. Bartës: Ministria për arsim dhe shkencë. Buxheti: 7,5 milionë denarë. [Afati: 2015]

Arsyetim:

Premtimi është duke u hulumtuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.