VMRO-DPMNE: Strategjia nacionale për punësim 2011- 2015

Në periudhën e ardhshme, do ta miratojmë Strategjinë nacionale për punësim 2011- 2015, në të cilën politikat e tregut të punës do të jenë në vijë me udhëzimet e definuara në Strategjinë ekonomike evropiane – “Еvropa 2020” dhe dokumentet operative për implementimin e saj, me masa konkrete për: zvogëlimin e papunësisë strukturore, zhvillimin e fuqisë së kualifikuar punëtore e cila do t’i përgjigjet nevojave të tregut të punës, përshtatjen e sistemit të arsimit dhe trajnimit profesional sipas nevojave të tregut të punës e plotësuar me shtytje efikase për mësim gjatë tërë jetës, avancim të inkluzionit social, luftë kundër varfërisë dhe ekonomisë së hirit etj. [Afati: dhjetor 2011]

Arsyetim:

Në gusht të vitit 2011 është miratuar Strategjia nacionale për punësim e Republikës së Maqedonisë deri në vitin 2015. Gjithashtu është miratuar edhe Plani aksional nacional për punësim i Republikës së Maqedonisë 2011-2013, i cili paraqet dokument që i përmban aktivitetet e palnifikuara deri në vitin 2013, të cilat duhet të mundësojnë arritjen e qëllimeve që i përmban Strategjia për punësim e Republikës së Maqedonisë deri në vitin 2015. Në dhjetor të vitit 2011, është miratuar edhe Plani operativ për programet dhe masat aktive për punësim për vitet 2012 dhe 2013. [Аzhurnuar më: 29.03.2012]

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.