VMRO-DPMNE: Standardizimi

Do të fusim procedura të standardizuara, të cilat do t’i ngrejmë në nivel të protokolit, për ta rritur kualitetin e punës në institucionet shëndetësore publike dhe private, për të ofruar kujdes optimal shëndetësor për pacientët, duke futur standarde dhe mekanizma kontrolluese për përcjelljen e zbatimit të tyre. Në rrjetin aktual të institucioneve shëndetësore ekzistojnë dallime të mëdha në standardet aktuale për pajisjet, kuadrin dhe kushtet infrastrukturore. Me vendosjen e standardeve dhe me detyrimin e të gjitha institucioneve shëndetësore që t’i përmbushin ato, do të mundësohet barazimi i kushteve për punë dhe trajtimi i barabartë dhe kushte të njëjta për të gjithë pacientët në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë. Standardet do të jenë të matshme dhe do ta përfshijnë: procesin e gjithmbarshëm të shërimit të pacientëve, nga pranimi e deri te dalja nga spitali, punën në sallat për operacion, shërbimin për mjekësi urgjente dhe njësitë për kujdes intensiv, kualitetin e punës në shërbimet ndihmëse për shërim, kontrollin e zgjerimit të infeksioneve, përdorimin e sigurt të pajisjeve, menaxhimin me informatat dhe burimet njerëzore në institucione, menaxhimin me institucionet shëndetësore, vendosjen e prioriteteve dhe shpërndarjen e resurseve financiare dhe njerëzore që janë në dispozicion, për të siguruar mbrojtje kaulitative dhe efikase shëndetësore. Bartës: Agjencia për akreditim në bashkëpunim me Ministrinë për shëndetësi. [Afati: dhjetor 2013]

Arsyetim:

Premtimi është duke u hulumtuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.