VMRO-DPMNE: Sigurimi i kredive për përgatitje për eksport
Sigurimin e kredive për përgatitje për eksport do ta shfrytëzojnë bankat komerciale kur klienti eksportues, për shkak të mungesës së kapitalit për qarkullim për përgatitje të eksportit ka nevojë për mjete financiare, por njëkohësisht nuk ka mundësi të ofrojë hipotekë të zakonshme që është e pranueshme për bankat komerciale. Me anë të këtij intrumenti do të sigurohen kërkesat për pagesa të bankave komerciale në bazë të pjesës kryesore dhe të kamatës së paraparë të kredisë.
Banka maqedonase për përkrahjen e zhvillimit (BMPZH) me sigurimin e kredive për përgatitje të eksportit do t’i mbulojë këto rreziqe të bankave komerciale gjatë kreditimit të eksportuesve: mospagim të obligimit në bazë të marrëveshjes për kredi nga ana e eksportuesit; mospagim të obligimit nga ana e eksportuesit për shkak të falimentimit ose moslikuiditetit (rrezik komercial). Duke e shfrytëzuar këtë instrument, bankat komerciale mund të sigurojnë më së shumti deri në 80% të vlerës së përgjithshme të vlerës kryesore dhe të kamatës së paraparë. Shfrytëzimin adekuat të mjeteve të marra nga kreditë do të përcjellë banka komerciale. [Afati: qershor 2012]
Arsyetim:
Banka maqedonase për përkrahje dhe zhvillim, mundëson që kur klienti eksportues nuk ka mjete të mjaftueshme për përgatitjen e eksportit të marrë sigurim të kredisë nga ana e bankave afariste. Shfrytëzues të kësaj kredie mund të jenë shoqatat tregtare që janë të regjistruara në R. të Maqedonisë.
Linke:
- Banka maqedonase për përkrahje të zhvillimit: Kredi për përkrahje të eksportit [Qasur më: 24.09.2012]
- Banka komerciale: Linjë kreditore nga Banka maqedonase për përkrahjen e zhvillimit (BMPZH) për pjesëmarrje në programin për financim të eksportit [Qasur më: 24.09.2012]
Vlerësuar nga: Marija Tegovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari