VMRO-DPMNE: Shtigje klinike për pacientët

Do ta rrisim sigurinë e pacientëve dhe do ta zvogëlojmë rrezikun gjatë punës në spitale duke zhvilluar dhe përgatitur shtigje klinike për pacientët me diagnoza të ndryshme. Këto rregulla do të jenë në dispozicion të pacientëve dhe do të zbatohen që nga pranimi e deri te dalja nga spitali, gjatë gjithë procesit të diagnostifikimit dhe të shërimit. Standardizimi i procedurave ka të bëjë me vendosjen e standardeve për pajisjet, kuadrin dhe hapësirën, protokolet e procedurës së gjithmbarshme të shërimit nga aspekti profesional mjekësor. Shtigjet klinike kanë të bëjnë me lëvizjen e pacientit prej përcaktimit të diagnozës, pranimit të të sëmurit, terapisë, trajtimit të të sëmurit, e deri te dalja nga spitali. Edhe përkundër ngjashmërive me protokolet, shtigjet klinike dallojnë te pacientët me diagnoza të ndryshme. Futja në përdorim e shtigjeve klinike si njëra nga mjetet më të mira për matjen e kualitetit të shërbimit shëndetësor është bazë e procesit të standardizimit të kujdesit shëndetësor. Me futjen në përdorim të shtigjeve klinike do të mundësohet kujdes i organizuar mirë dhe efikas për pacientët gjatë tërë qëndrimit të tyre në institucionet shëndetësore në bazë të mjekësisë së bazuar në dëshmi. Për shkak se shtigjet klinike do të jenë dokument publik, pacientët do të informohen për gjithë atë që i pret gjatë qëndrimit të tyre në spital. Bartës: Ministria për shëndetësi. [Afati: dhjetor 2014]

Arsyetim:

Premtimi është duke u hulumtuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.