VMRO-DPMNE: Shkollë fillore ndërkombëtare
„Quot linguas calles, tot homines vales“ – Sa gjuhë flasish, për aq njerëz vlejsh. Njohja e gjuhëve të huaja bëhet element kryesor i të jetuarit modern dhe parakusht për përparim ekonomik dhe shoqëror në kohën e globalizimit. Në kohën e konkurrencës globale, nuk është i rëndësishëm vetëm kuantiteti, por edhe kualiteti i njohjes së gjuhëve të huaja. Prej këtu vjen edhe ideja për hapjen e Shkollës publike ndërkombëtare, e cila do të themelohet nga komuna, Qyteti i Shkupit, gjegjësisht Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Planet dhe programet mësimore do të realizohen në ndonjërën nga gjuhët botërore (аnglisht, gjermanisht, frengjisht). Me hapjen e Shkollës publike ndërkombëtare, nxënësve do t’u mundësohet mësim i shpejtë dhe efektiv i gjuhëve të huaja. Kuadri arsimor do të ndjekë edukim plotësues për mbajtje të mësimit në gjuhë të huaj në vendet që kanë përvojë adekuate. Bartës: Ministria për arsim dhe shkencë, Byroja për zhvillimin e arsimit. Buxheti: 100 milionë denarë. [Afati: 2014]
Arsyetim:
Premtimi është duke u hulumtuar.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari