VMRO-DPMNE: Shfrytëzimi i tokës bujqësore shtetërore pa marrëveshje
Do t’i analizojmë mundësitë për zgjidhjen e problemit të shfrytëzimit të tokës bujqësore shtetërore pa marrëveshje. Bujqit nga rajoni i Tikveshit dhe nga vendet e tjera të Maqedonisë, të cilët shfrytëzojnë tokë bujqësore me marrëveshje që i ka kaluar afati, ose në ndonjë mënyrë tjetër, kanë problem shumëvejçar sa i përket sigurisë dhe mundësisë për shfrytëzimin e subvencioneve shtetërore. Të gjitha parakushtet ligjore për këtë aktivitet janë plotësuar në periudhën paraprake, ndërsa tashmë është realizuar edhe shpallja e parë. [Afati: shtator 2011 – mars 2012]
Arsyetim:
Ministria për bujqësi, pylltari dhe menaxhim me ujërat ofroi mundësi për zgjidhjen e problemit sa i përket shfrytëzimit të tokës shtetërore ku kultivohen të mbjella shumëvjeçare, duke e lajmëruar tokën dhe duke publikuar ftesa publike për dhënie me qira të tokës bujqësore shtetërore, në ç’mënyrë do të ofrohet mundësia për nënshkrim të marëveshjeve dhe për rregullim të të drejtës për shfrytëzim të tokës. Sipas informatave, 264 bujqve nga Kavadari, Negotina dhe Rosomani, tashmë u janë dhënë marrëveshje për legalizimin e tokës bujqësore shtetërore, të cilën e shfrytëzojnë për kultivimin e të mbjellave shumëvjeçare. [Аzhurnuar më: 26.03.2012]
Linke:
- IDIVIDI (04.01.2012): Të lajmërohet toka shtetërore në të cilën kultivohen të mbjella shumëvjeçare, apelon Ministria për bujqësi [Qasur më: 26.03.2012]
- Sky.mk (09.12.2011): Ndahen 264 marrëveshje për legalizimin e tokës bujqësore shtetërore. [Qasur më: 26.03.2012]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari