VMRO-DPMNE: Rrugë rajonale prej Shkupit deri në Qytetin e Diellit

Me ndërtimin e aksit të ri rrugor për te Qyteti i Diellit (Sonçev Grad), i cili është me gjatësi prej 2,5 kilometrash, do të mundësohet lidhje direkte e zonës qendrore të Shkupit me lagjen e re të planifikuar Qyteti i Diellit. Lidhja rrugore do të sigurohet me ndërtimin e rrugës rajonale me kontruksion të 2 korsive me gjerësi prej 3 metrash. Vlera e projektit vlerësohet të jetë 2 milionë euro. Mjetet planifikohet të sigurohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë. [Afati për ndërtim: 2012]

Arsyetim:

Edhe përkundër asaj se kompania “Sun City” nga Izraeli mori leje për ndërtim të Qytetit të Diellit, Gjyqi Kushtetues i Republikës së Maqedonisë në vitin 2010 e anuloi vendimin për miratimin e rrugës urbanistike. Pas një pauze pesëvjeçare, gjatë muajit dhjetor të vitit 2012, ideja për ndërtimin e Qytetit të Diellit, fitoi investitor të ri. “Xhevahir Holding” nga Turqia e bleu tokën për ndërtimin e Qytetit të Diellit.

Sa i përket ndërtimit të rrugës rajonale deri te Qyteti i Diellit, edhe pse duheshte të përfundojë gjatë vitit 2012, akoma nuk ka paralajmërime se kur do të fillojë ndërtimi i tij.

Linke:

Vlerësuar nga: Marija Tegovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.