VMRO-DPMNE: Rruga rajonale Makedonski brod -Shkup

ВМРО-ДПМНЕ: Регионален пат Македонски брод – СкопјеMe ndërtimin e pjesës prej Kollomotit deri te ura në fshatin Blizansko, në gjatësi prej 8,4 km dhe gjerësi të rrugës prej 6 metrash, kjo rrugë rajonale do të ofrojë lidhje kualitative dhe të vazhdueshme të rajonit të Poreçjes me kryeqytetin e Shkupit. Vlera e projektit është 8,2 milionë euro, ndërsa mjetet janë siguruar nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë. [Afati: tetor 2011]

Arsyetim:

Edhe pse ky aks rrugor është përfunduar, akoma nuk është lëshuar në përdorim. Për këtë arsye, më 17 dhjetor 2011, protestuan banorët e rajonit të Poreçjes.

Aksi rrugor Makedonski Brod – Shkup, nuk është lëshuar në përdorim në afatin që është dhënë në premtim. Kjo vërtetohet edhe në Llogaridhënien e Ministrisë për transport dhe lidhje, për shkak se në pjesën e projekteve të përfunduara nuk është publikuar kjo rrugë rajonale, edhe pse sipas premtimit, duheshte të përfundohet në tetor të vitit 2011. Ky projekt nuk është përmendur as në Llogaridhënien e Qeverisë për periudhën 2011-2012.

Linke:

Vlerësuar nga: Dejan Dimitrievski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.