VMRO-DPMNE: Rikonstruksioni i institucioneve shëndetësore publike

Do të investojmë në infrastrukturën e klinikave kirurgjike në Shkup, Institutit për rentgenologji, Qendrës urgjente, Klinikës për sëmundje të fëmijëve, Klinikës për hematologji, Klinikës për kardiologji, Klinikës për sëmundje infektive, Institutit për sëmundje të mushkërive, Klinikës për psikiatri, Entit republikan për transfuziologji, Klinikës për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”, Institutit për sëmundje të mushkërive – Kozle, Spitalit special për gjinekologji dhe akusheri – Çair. Do të përfundohet renovimi i spitaleve në Tetovë, Strumicë, Veles, Prilep, Ohër, Kumanovë, Gjevgjeli, Gostivar, Kërçovë, Koçanë, Spitalit special Jasenovë – Veles, Entit për nefrologji Strugë, Spitalit psikiatrik në Shkup “Bardovc”, Spitalit psikiatrik Negorc. Në fazë përfundimtare janë edhe rekonstruksionet e shtëpive të shëndetit në Shkup (tre poliklinika), Kriva Pallankë dhe në Prilep. Do të ndërtojmë spital të ri në Shtip dhe objekt për Fakultetin e mjekësisë në Shtip. Do t’i renovojmë edhe spitalin klinik në Manastri, spitalet e përgjithshme në Kërçovë, Strugë, Gjevgjeli, Spitalin psikiatrik Demir Hisar, Shtëpinë e shëndetit në Ohër. Në fazën e tretë, përveç përfundimit të klinikave, është paraparë edhe rekonstruksion i plotë i Spitalit të qytetit “8 shtatori” në Shkup (ish-spitali ushtarak). [Afati: 2016]

Arsyetim:

Premtimi është duke u hulumtuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.