VMRO-DPMNE: Renovim i Luna Parkut në Shkup

Në bashkëpunim me qytetin e Shkupit, me anë të modeleve për partneritet publik-privat, do të mundësojmë renovim dhe zgjerim të Luna Parkut në Shkup, në një park argëtues bashkëkohor, me shumë përmbajtje dhe atraksione të reja, i cili, përveç për qytetarët e vendit, do të jetë atraktiv edhe për vizitorët nga vendet fqinje. [Afati: 2013]

Arsyetim:

Tenderi për zgjedhjen e koncesionerit është shpallur dhe zgjat deri më 26 janar 2012. Sipas paralajmërimeve, luna parku do të jetë plotësisht i rindërtuar deri në shtator të vitit 2012. [Аzhurnuar më: 21.12.2011]

Në ftesën publike për zgjedhjen e koncesionerit nuk u lajmërua asnjë firmë e interesuar, edhe pse afati u shty deri më 30 mars. Akoma nuk dihen hapat e ardhshëm të qytetit të Shkupit sa i përket realizimit të këtij projektiт. [Аzhurnuar më: 08.05.2012]

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.