VMRO-DPMNE: Regjistrimi i anijeve nën flamurin e Maqedonisë
Do të miratohet rregullativë ligjore me qëllim që të mundësohet që anijet e huaja të mund të lundrojnë nën flamurin e Maqedonisë dhe të formohet regjistri i anijeve. Përfitimet që do t’i ketë Republika e Maqedonisë do të jenë të shumëfishta: do të bëhet edukimi i kuadrit dhe do të jepen çertifikata për qytetarët tanë, në ç’mënyrë atyre do të mundësohet të punojnë në ndonjë anije, do të krijohet mundësia për zhvillimin e marines dhe formimin e flotës tregtare të Maqedonisë në bazë të partneritetit privat-publik, si dhe do të bëhet promovimi i Republikës së Maqedonisë, për shkak se në të gjitha destinacionet do të lundrohet me flamurin e Maqedonisë, e poashtu do të ketë edhe të ardhura për Buxhetin e Republikës së Maqedonisë nga këto aktivitete. [Afati: qershor 2012]
Arsyetim:
Tenderi i dështuar për shërbime të konsaltingut për arsyeshmërinë dhe mundësinë që shteti të realizojë të ardhura nga regjistrimi i anijeve nën flamurin e Maqedonisë për lundrim ujor, në fillim të vitit 2012, bëri që realizimi i këtij premtimi të zgjatet. Sipas Ministrisë për transport dhe lidhje, shpallja e sërishme e tenderit do të bëhet në gjysmën e dytë të vitit 2012 година, por kjo do të thotë se procesi i regjistrimit të anijeve nën flamurin e Maqedonisë do të shtyhet për vitin 2013.
Kjo vërtetohet edhe me Llogaridhënien e Qeverisë së R. të Maqedonisë, ku ky projekt është vendosur në kategorinë: I Premtuar – I filluar, që do të thotë se ky premtim nuk është realizuar në afatin e dhënë.
Linke:
- Kapital (20.01.2012): Dështoi projekti qeveritar për formimin e flotës detare [Qasur më: 18.09.2012]
- Qeveria e RM-së: E thënë – E kryer: Llogaridhënie për punën e Qeverisë që udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja dhe partnerët e saj të koalicionit 2011-2012. [Qasur më: 18.09.2012]
Vlerësuar nga: Marija Tegovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari