VMRO-DPMNE: Regjistër për familjet e bletëve
Do të krijohet një regjistër për familjet e bletëve, duke i shënuar familjet e bletëve për përcjellje më të suksesshme të sëmundjeve dhe kontroll më të madh të numrit të familjeve të bletëve në vend, si një nga produktet më konkurrente, me potencial për eksport. Bartës: Аgjencia për veterinari dhe ushqim. [Afati: mars 2012]
Arsyetim:
Është miratuar Rregullorja për formën, përmbajtjen dhe mënyrën e udhëheqjes së regjistrave për kultivuesit e miratuar të mbretëreshave të bletëve, me të cilin rregullohet udhëheqja e regjistrit të familjeve të bletëve. Sipas paralajmëriveve të Agjencisë për ushqim dhe veterinari, në fillim të muajit prill të vitit 2012 duhet të fillojë procesi i shënimit të familjeve të bletëve. [Аzhurnuar më: 02.04.2012]
Sipas dokumentit zyrtar të Qeverisë së RM-së, E thënë – E kryer: Llogaridhënie për punën e Qeverisë që udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja dhe partnerët e saj të koalicionit 2011-2012, në lidhje me projektin për krijimin e regjistrit të familjeve të bletëve, janë duke u zhvilluar aktivitetet përgatitore. Duke marrë parasysh se ishte paralajmëruar se i tërë projekti do të kompletohej deri në prill të vitit 2012, ndërsa regjistri i këtillë akoma nuk është përgatitur, ky premtim vlerësohet si i parealizuar. [Аzhurnuar më: 15.09.2012]
Linke:
- Ministria për bujqësi, pylltari dhe menaxhim me ujërat: Rregullorja për formën, përmbajtjen dhe mënyrën e udhëheqjes së regjistrave për kultivuesit e miratuar të mbretëreshave të bletëve. [Qasur më: 02.04.2012]
- Press24 (20.03.2012): Аgjencia për veterinari paralajmëron regjistrim të reparteve që bëjnë paketimin e mjaltës. [Qasur më: 02.04.2012]
- Qeveria e RM-së: E thënë – E kryer: Llogaridhënie për punën e Qeverisë që udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja dhe partnerët e saj të koalicionit 2011-2012. [Qasur më: 15.09.2012]
Vlerësuar nga: Dejan Dimitrievski
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari