VMRO-DPMNE: Qendra për blerje me shumicë-distributive për pemë dhe perime të freskëta
Në bashkëpunim me njësitë e vetëqeverisjes lokale do të ofrojmë së paku 5 lokacione atraktive për ndërtimin e qendrave për blerje me shumicë-distributive për pemë dhe perime të freskëta. Poashtu, do të sigurohen masa për përkrahje të investimeve për rregullim infrastrukturor të parcelave, si dhe kofinancim të investimeve në pajisje dhe në makina. Çmimi fillestar për parcelat ndërtimore do të jetë vetëm 1 еuro/m2 ose 0,1 еuro/m2 për marrje me qira për 99 vjet. [Afati: 2011 – 2015]
Arsyetim:
Në tetor të vitit 2011, në Strumicë u hap qendra për blerje me shumicë-distributive për prodhime bujqësore “Agrofruktus”, që është investim i kompanisë kroate “Agrokor”. Në shkurt të vitit 2012, në Bogdancë filloi ndërtimi i qendrës për blerje me shumicë-distributive për pemë dhe perime. Sipas informatave nga dhjetori i vitit 2011, deri tani janë shitur katër parcela për ndërtimin e qendrave për blerje me shumicë-distributive për produkte bujqësore në Vrapiçisht, Çeshinovë – Obleshevë, Koçanë dhe në Shtip. [Аzhurnuar më: 16.04.2012]
Është publikuar shpallja për shitjen e tokës shtetërore që do të shfrytëzohet për ndërtimin e qendrës për blerje me shumicë-distributive për pemë dhe perime të freskëta në Resnjë dhe në Vallandovë. [Аzhurnuar më: 16.04.2012]
Linke:
- Build.mk (02.10.2011): Filloi me punë qendra për blerje me shumicë e Agrokorit në Strumicë. [Qasur më: 16.04.2012]
- Build.mk (28.02.2012): Vihet gurthemeli për qendrën për blerje me shumicë-distributive në Bogdancë. [Qasur më: 16.04.2012]
- Build.mk (20.12.2011): Do të ndërtohen qendra të reja për blerje me shumicë-distributive në Maqedoni? [Qasur më: 16.04.2012]
- Build.mk (09.01.2012): Shteti shet tokë për qendrën për blerje me shumicë-distributive në Resnjë. [Qasur më: 16.04.2012]
- Build.mk (05.03.2012): Shitet tokë për qendrën për blerje me shumicë-distributive në Vallandovë. [Qasur më: 16.04.2012]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari