VMRO-DPMNE: Projekti “Prindi i informuar (Е-ditari)”
Prindi i informuar (e-Ditari) është projekt që ka për qëllim ta përmirësojë komunikimin ndërmjet arsimtarëve dhe prindërve, të mundësojë qasje të shpejtë dhe të thjeshtë në informatat e ditarit nga ana e prindërve dhe arsimtarëve të shkollës. Prindërit do të mund ta ndjekin arsimin e fëmijëve të tyre në internet. Atyre do t’u vihen në dispozicion notat, sjellja dhe mungesat e fëmijëve, përmbajtjet mësimore që janë përpunuar gjatë orëve mësimore dhe informata të tjera për përditshmërinë e tyre në shkollë. Projekti “Prindi i informuar” është i detyrueshëm për të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni. Ditari elektronik (е-ditari) është një ueb-aplikacion, që mundëson regjistrim aktual të planit dhe programit mësimor, futje të notave dhe mungesave nga ana e arsimtarit, të shoqëruara me ndonjë vërejtje të mundshme ose sqarim të tyre. Me ndihmën e këtij ueb-aplikacioni, nëpërmjet fjalëkalimit qo do ta pranojë në e-mail-in e tij, çdo prindi do t’i mundësohet qasje vetëm te të dhënat për fëmijën e tij. Në interval të caktuar kohor, prindërit do të pranojnë në celularin e tyre porosi për ndryshimet aktuale në e-Ditar, kështu që në mënyrë të vazhdueshme do të mund ta ndjekin çdo ndryshim që ka të bëjë me arsimin e fëmijës së tij. Nëpërmjet e-ditarit do të vendoset interaksion ndërmjet prindërve dhe shkollave dhe do të mundësohet nivel më i lartë i njohurive për atë që ndodh në shkollë. Kjo mënyrë e kontrollit do të mundësojë kualitet më të lartë të arsimit dhe interesim më të madh nga ana e prindërve. Bartës: Ministria për arsim dhe shkencë. Buxheti: 2 milionë denarë. [Afati: shtator 2011]
Arsyetim:
Më 10 shkurt 2011 është paraqitur projekti Ditari elektronik. Ditari elektronik (E-Ditari) është projekt i Ministrisë për arsim dhe shkencë (MASH-it) që ka për qëllim ta përmirësojë komunikimin ndërmjet arsimtarëve dhe prindërve, të mundësojë qasje të shpejtë dhe të thjeshtë te informatat e ditarit nga ana e arsimtarëve të shkollës, të mundësojë analiza të centralizuara dhe të shpejta statistikore nga MASH-i dhe institucionet e tjera shtetërore. Ditari elektronik është shërbim falas, projekt i cili jo vetëm që do ta përmirësojë komunikimin ndërmjet arsimtarëve dhe prindërve, por duhet të mundësojë edhe qasje të thjeshtë për prindërit te ditarët e shkollave dhe notat e fëmijëve të tyre.
Linke:
- Ueb-faqja e ditarit elektronik
- Prezantohet e-ditari, vegël për prindërit që t’i përcjellin notat e fëmijëve
Vlerësuar nga: Natalija Peshiq
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari