VMRO-DPMNE: Projekti “Ndërtojmë dhe rindërtojmë shkolla”

Prej vitit 2006 deri në vitin 2010, Ministria për arsim dhe shkencë ka investuar mbi 1,5 miliardë denarë për ndërtimin, sanimin dhe rekonstruimin e shkollave fillore dhe të mesme, që është trefish më tepër se sa në periudhën paraprake, kur për këtë qëllim janë investuar gjithsej 500 milionë denarë. Sa për ilustrim, vetëm me Buxhetin për vitin 2011, për këtë qëllim janë planifikuar 528 milionë denarë. Me këtë projekt do të përfshihet renovimi dhe sanimi i këtyre shkollave: në 49 shkolla – sanimi i kulmeve, në  53 shkolla – sanimi i nyjeve sanitare, në 30 shkolla – sanimi i ngrohjes, në 41 shkolla – zëvendësimi i dritareve, në 19 shkolla – sanimi i dyshemeve. Është duke u bërë analiza, në bazë të të cilës do të përcaktohet se në cilat 48 shkolla do të bëhet sanimi i instalimit elektrik dhe punë të tjera urgjente, me çka do të përmirësohet kualiteti i realizimit të procesit edukativo-arsimor. Vlera e këtij projekti është 15 milionë euro, mjete këto që do të investohen për përmirësimin e kushteve për mësim në shkollat fillore dhe të mesme, e që do të sigurohen nga mjetet buxhetore dhe institucionet financiare ndërkombëtare. Me këtë projekt do të sigurohen kushte më të mira për mësim për gjithsej 140.000 nxënës. Deri në qershor të vitit 2012 do të ndërtojmë shkolla të reja fillore në komunat Dojran dhe Qendra e Zhupës, në vlerë prej 36 milionë denarëve, ndërsa do të përfundojmë shkollën fillore “Skenderbeu” në komunën e Haraçinës, për të cilën do të sigurojmë 10 milionë denarë. Deri në qershor të vitit 2013 do të ndërtojmë shkolla të reja fillore në komunat Аerodrom, Gazi Babë dhe Çair, në vlerë prej 289 milionë denarëve. Deri në fund të vitit 2013 do të ndërtojmë shkollë të re fillore në komunat e Karposhit dhe të Shuto Orizarës, në vlerë prej 193 milionë denarëve. Deri në fund të vitit 2014 do të ndërtojmë shkolla të reja të mesme në komunat e Haraçinës dhe të Sarajit, për të cilat do të sigurojmë 184,5 milionë denarë, ndërsa deri në dhjetor të vitit 2011 do t’i përfundojmë gjashtë klasa të reja në shkollën e mesme komunale “Ibrahim Temo” – komuna e Strugës, në vlerë prej 9,3 milionë denarëve. Për nevojat e shkollave, gjithashtu do të sigurojmë 20.000 banka dhe 40.000 karrike të reja. Mjetet do të sigurohen nga burime buxhetore. Bartës: Ministria për arsim dhe shkencë. [Afati: 2015]

Arsyetim:

Premtimi është duke u hulumtuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.