VMRO-DPMNE: Projekti “Mësojmë me ndihmën e kompjuterëve”

Pajisja kompjuterike nëpër shkolla dhe lidhja e internetit në çdo shkollë, të cilat i mundësuam gjatë katër viteve të kaluara, mundësojnë futje të e-përmbajtjeve në mësim për lëndët e shkоllave fillore dhe të mesme. Futja e e-përmbajtjeve do të ketë për qëllim që nxënësve t’u mundësojë përvetësim të shkathtësive dhe të njohurive të reja në lëndët që i mësojnë në mënyrë bashkëkohore, duke i respektuar stilet e ndryshme për mësim që i kanë nxënësit, moshën e tyre dhe kërkesat e shkollës bashkëkohore. Do të përgatisim përmbajtje arsimore multimediale për mësim elektronik për lëndë të caktuara në arsimin fillor dhe të mesëm, për të cilat deri tani nuk janë krijuar mundësitë për shfrytëzim në mësim, si dhe kyçje më aktive të arsimtarëve dhe të nxënësve në procesin e përgatitjes së këtyre përmbajtjeve. Do të organizojmë gara dhe do t’i motivojmë arsimtarët dhe nxënësit që të krijojnë përmbajtje elektronike me qëllim të përdorimit sa më masiv të teknologjisë informatike në arsim dhe në mësim. Do ta përkrahim krijimin e ueb-portaleve ku do të vendosen shembujt më të suksesshëm të praktikës së mirë në mësim. Për këtë projekt, Ministria për arsim dhe shkencë do të sigurojë 4000 tabela interaktive për shkollat fillore dhe 400 për shkollat e mesme, për qasje të re dhe bashkëkohore në realizimin e mësimit. Bartës: Ministria për arsim dhe shkencë. Buxheti:  2011- 25 milionë denarë, 2012 – 90 milionë denarë, 2013 – 90 milionë denarë, 2014 – 90 milionë denarë, 2015 – 90 milionë denarë[Afati: 2015]

Arsyetim:

Premtimi është duke u hulumtuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari