VMRO-DPMNE: Projekti “Me shkencë deri te fabrikat e reja”

ВМРО-ДПМНЕ: Проект „Со наука до нови фабрики“Me miratimin e Ligjit të ri për nxitjen dhe ndihmën e zhvillimit teknologjik u vendos një bazë e qartë për kofinancim nga ana e shtetit në procesin e zhvillimit të teknologjive, inovacioneve, njohurive informatike dhe të komunikimit,si dhe të transferit të njohurive dhe të shkathtësive (know-how). Me këtë, do të stimulohen kompanitë e Republikës së Maqedonisë, që në bashkëpunim me punëtorët shkencorë nga institucionet e arsimit të lartë, të aplikojnë me projekte për zhvillimin e teknologjive të reja dhe transferit të njohurive dhe të shkathtësive nga vendet më të përparuara në aspekt teknologjik, me çka, me implementimin e këtyre projekteve, do të krijohen vende të reja pune dhe do të mundësohet rritje dhe zhvillim më i shpejtë dhe më dinamik i kompanive. Me hapjen e mundësisë për kofinancim të projekteve për zvillimin e teknologjive të reja vetanake dhe efektuim dhe zbatim të inovacioneve, do të nxitet hapja e kapaciteteve të reja prodhuese dhe do të krijohen mundësi të reja nëpërmjet projekteve për nxitje dhe ndihmë të zhvillimit teknologjik për krijimin e vendeve të reja të punës dhe ruajtjen e atyre ekzistuese. Me këtë lloj të projekteve do të krijohen lidhje të fuqishme ndërmjet biznesit dhe shkencës, që është njëri nga parakushtet kryesore për realizimin e parimit të ekonomisë së bazuar në dije dhe rritjes ekonomike të bazuar në teknologji. Për këtë qëllim, në buxhetin e Republikës së Maqedonisë do të parashihet një program i veçantë buxhetor. [Afati: 2015]

Arsyetim:

Premtimi është duke u hulumtuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.