VMRO-DPMNE: Projekti “Laboratoret”

Varësisht nga lëmia shkencore për të cilën do të sigurohen pajisjet për laborator, secila prej tyre do të kontribuojë në intensifikimin e hulumtimeve shkencore në fushën përkatëse, publikim dhe këmbim të rezultateve të fituara, si dhe do të mundësohet qasje më intensive e institucioneve publike shkencore dhe universitare në fondet përkatëse për përkrahje të punës shkencore-hulumtuese. Njëkohësisht, laboratoret e pajisura do të ofrojnë përkrahje edhe për ekonominë, të cilës do t’i sigurohet përkrahje shkencore, që është esenciale për zhvillimin e saj më intensiv. Informata më të detajuara për secilin laborator veç e veç, pajisjet që do të sigurohen për të dhe përfitimet për institucionin, kuadrin shkencor dhe shoqërinë në tërësi mund të merren në ueb-faqen e Ministrisë për arsim dhe shkencë, www.mon.gov.mk. [Afati: 2015]

Arsyetim:

Premtimi është duke u hulumtuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.