VMRO-DPMNE: Projekti “Fshati maqedonas”

Aktivitetet për realizimin e këtij projekti janë në fazë të avancuar. Pritet që ndërtimi të fillojë në qershor të vitit 2011. Projekti do të realizohet në afërsi të manastirit “Shën Pantelejmon”, në afërsi të Shkupit dhe përfshin 12 shtëpi autentike nga rajone të ndryshme të Maqedonisë, si dhe objekte të tjera shoqëruese: mulli me ujë, han, mejhane, amfiteatër etj. Projekti “Fshati maqedonas” do t’u mundësojë turistëve të vendit dhe të huaj të shohin shtëpi autentike maqedonase dhe objekte të tjera, dhe të njihen me mënyrën tradicionale të jetesës dhe zanatet maqedonase. Në këtë mënyrë do të pasurohet oferta turistike në qytetin e Shkupit dhe në Republikën e Maqedonisë. [Afati: 2012]

Arsyetim:

Në qershor të vitit 2011 ka filluar ndërtimi i fshatit maqedonas te kompleksi i manastireve “Shën Pantelejmoni”, në fshatin Nerez.  [Azhurnuar më: 20.12.2011]

Edhe përkundër asaj se ndërtimi i këtij kompleksi u gjet në listën e projeteve të përfshira në rebalancin më të ri të buxhetit, në Ministrinë për ekonomi thonë se shkurtimi i mjeteve të caktuara nuk do ta pengojë realizimin e suksesshëm të këtij projekti. Sipas informatave nga terreni, kompleksi po ndërtohet me intensitet të lartë. [Azhurnuar më: 08.05.2012]

Edhe përkundër asaj se afati për plotësimin e këtij premtimi ka kaluar, ky atraksion turistik akoma nuk ka përfunduar. Punët ndërtimore janë në vijim e sipër, ndërsa sipas informatave më të reja nga Ministria për ekonomi, fshati virtual do të lëshohet në përdorim në maj të vitit 2013. Sipas kësaj, ky premtim vlerësohet si pjesërisht i realizuar. [Аzhurnuar më: 25.01.2013]

Pamja e “Fshatit maqedonas”

Linke:

Vlerësuar nga: Dejan Dimitrievski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.