VMRO-DPMNE: Projekti “E ndërtojmë infrastrukturën arsimore”

Në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë me investimin në pajisjen e shkollave dhe të kabineteve shkollore. Do të sigurojmë pajisje të kabineteve për lëndët profesionale në të gjitha shkollat e mesme profesionale me mjete përkatëse mësimore, modele, makina dhe vegla për drejtimin konkret, që do të mund të shfrytëzohen në kuadër të mësimit dhe të punës praktike. Në këtë mënyrë do të mundësohet mësim i vërtetë praktik, nëpërmjet të të cilit nxënësit do të fitojnë kompetenca dhe shkathtësi adekuate, kështu që diploma e marrë në arsimin e mesëm profesional do ta fitojë vlerën e saj të vërtetë në tregun e punës. Duke pasur parasysh faktin se mbi njëzet vjet nuk është investuar në pajisjet e gjimnazeve, do t’i pajisim kabinetet për lëndët e: biologjisë, kimisë, fizikës, gjeografisë dhe të matematikës. Bartës: Ministria për arsim dhe shkencë. Buxheti: 2011 – 2 milionë denarë,. 2012 – 30 milionë denarë, 2013 – 50 milionë denarë, 2014 – 60 milionë denarë, 2015 – 60 milionë denarë. [Afati: 2015]

Arsyetim:

Premtimi është duke u hulumtuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.