VMRO-DPMNE: Projekti “Blej shtëpi, blej banesë”
Në periudhën 2011-2015 do të fillojmë me realizimin e 2 projekteve:
Këste gjysmë-gjysmë për tre vitet e para. (Do të sigurojmë mjete për subvencionimin e gjysmës së këstit mujor për periudhë prej 5 viteve, për kredi me shumë maksimale deri në 50.000 euro.) [Afati për fillimin e projektit: Janar 2012]
50% pjesëmarrje për blerjen e banesës/ndërtimin e shtëpisë. (Shteti do të paguajë 50% të pjesëmarrjes për kredi për ndërtimin e shtëpisë/blerjes së banesës së re. 50% e mbetura të pjesëmarrjes do t’i sigurojë blerësi.) [Afati për fillimin e projektit: Tetor 2012]
Arsyetim:
Pjesa e parë e premtimit (Këste gjysmë-gjysmë) që duhet të fillojë të realizohet në janar të vitit 2012, tashmë është pjesë e diskutimit në Parlament. [Аzhurnuar më: 15.10.2011]
Në kuadër të fazës së parë të projektit, i cili duhej të realizohet deri në fund të janarit të vitit 2012, Qeveria e Republikës së Maqedonisë vendosi ta vazhdojë afatin për dorëzimin e aplikacioneve deri në 31 maj 2012. Si arsye që janë përmendur për vazhdimin e afatit janë interesimi i madh nga njëra anë, por edhe numri i vogël i aplikacioneve të parashtruara, nga ana tjetër. [Аzhurnuar më: 26.02.2012]
Në kuadër të këtij projekti, janë ndarë kredi të subvencionuara për 50 familje. Mundësia për aplikim për kredi është deri më 31 maj 2012. [Аzhurnuar më: 13.05.2012]
Është vazhduar afati për aplikim për kredi të subvencionuar në kuadër të projektit Blej shtëpi, blej banesë. Afati për aplikim është vazhduar deri më 31 tetor 2012. [Аzhurnuar më: 17.05.2012]
Linke:
- Blej shtëpi, blej banesë para deputetëve, 12.10.2011
- Blej shtëpi, blej banesë
- Marrëveshje për blej shtëpi, blej banesë
- Dnevnik (22.02.2012). Vazhdohet afati për aplikim për “Blej shtëpi, blej banesë”. [Qasur më: 26.03.2012]
- Dnevnik (23.03.2012). Guxo – Blej shtëpi, blej banesë. [Qasur më: 26.03.2012]
- Dnevnik (11.05.2012): Мinistri Stavrevski i ndau vendimet për “Blej shtëpi, blej banesë” [Qasur më: 13.05.2012]
- Time.mk: Ndahen kreditë e para për “Blej shtëpi, blej banesë” [Qasur më: 13.05.2012]
- Time.mk: Shtyhet afati për “Blej shtëpi, blej banesë” pasi u ndanë vetëm 50 kredi [Qasur më: 17.05.2012]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari