VMRO-DPMNE: Projekt për rekonstruimin e rrugëve lokale

Në kuadër të projektit për rrugë lokale, deri tani ka përfunduar rekonstruimi i 62 rrugëve lokale në gjatësi prej 140 kilometrave, me vlerë të përgjithshme prej rreth 575 milionë denarëve. Është duke u bërë rekonstruimi i 35 rrugëve lokale me gjatësi të përgjithshme prej 77,53 kilometrave dhe vlerë prej rreth 349 milionë denarëve. Rekonstruimi i këtyre rrugëve lokale duhet të përfundojë në muajin qershor të vitit 2011. Pason rekonstruimi i 123 rrugëve të tjera lokale, me gjatësi të përgjithshme prej 264.28 kilometrave, me vlerë prej rreth 1,4 miliardë denarëve, të cilat do të përfundohen në vitin 2012, ndërsa rrugët e tjera lokale planifikohet të përfundohen gjatë vitit 2013.  [Afati: shtator 2011 – tetor 2013]

Arsyetim:

Në kuadër të këtij projekti, më 24 mars 2012, u lëshua në përdorim aksi rrugor Rashtak-Creshevë, si pjesë e rrugës Rashtak-Singjeliq.

Më 19 janar 2012, u lëshua në përdorim rruga deri në vendbanimin f. Shtavicë, Prilep.

Më 18 dhjetor 2011, u lëshua në përdorim rruga Zelenikovë – Novo Sellë

Më 08 nëntor 2011, u lëshua në përdorim rruga në vendbanimin Vizbeg.

Filloi të asfaltohet rruga lokale Pribillci – Novo Sellë, në zonën e Demir Hisarit. Asfajtohet një pjesë e rrugës me gjatësi 3 km, që pritet të përfundojë për 3 ditë. [Аzhurnuar më: 13.06.2012]

Në kuadër të këtij premtimi, është paraparë edhe rekonstruimi i rrugës Strumicë- fshati Popçevë. Në fillim të muajit korrik 2012, rekonstruimi i këtij aksi rrugor hyri në fazën përfundimtare. [Аzhurnuar më: 06.09.2012]

Linke:

Vlerësuar nga: Marija Tegovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.