VMRO-DPMNE: Program i integruar parandalues në bazë të sëmundjeve prioritare
Zhvillimi i programit të integruar parandalues në bazë të sëmundjeve prioritare me interes për qytetarët e RM-së, të cilin do ta zbatojë Instituti për shëndet publik në bashkëpunim me qendrat për shëndet publik dhe rregullisht do ta njoftojë ministrinë dhe do të përgatisë raporte me informata relevante për sjelljen e politikave shëndetësore. Enti për mbrojtje shëndetësore të nënave dhe fëmijëve do të integrohet në Institutin për shëndet publik si njësi e veçantë. Do të themelohen njësi përkatëse në qendrat e shëndetit publik, të cilat do ta përforcojnë planifikimin dhe monitorimin e aktiviteteve parandaluese te grupet e lëndueshme, nënat dhe fëmijët dhe do ta koordinojnë bashkëpunimin me shërbimet e patronazhit në shtëpitë e shëndetit në sferën e aktiviteteve parandaluese siç është imunizimi i popullatës, kontrollimet sistematike dhe kontrollimet parandaluese për sëmundje të caktuara të një popullate të caktuar të qëllimit. Do t’i vazhdojmë dhe do t’i intensifikojmë aktivitetet për organizimin e skrining-eve kardiovaskulare dhe skrining-eve për të gjitha llojet e kancerit, zbulimin e hershëm të diabetit dhe të sëmundjeve të veshkëve, zbulimin e hershëm të HIV-it dhe vaksina polivalente, etj. Bartës: Ministria për shëndetësi dhe FSSHM. [Afati: 2012]
Arsyetim:
Premtimi është duke u hulumtuar.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari