VMRO-DPMNE: Procedura të përshpejtuara dhe të shkurtuara

Do t’i përshpejtojmë dhe do t’i shkurtojmë procedurat për realizimin e të drejtave të të siguruarve që kanë të bëjnë me vendimet që i lëshon FSSHM-ja. Me ndryshimet përkatëse ligjore, do të mundësojmë që pacientët në mënyrë të drejtpërdrejtë t’i drejtohen Gjyqit administrativ, e jo si deri tani, që fillimisht të parashtrojnë ankesë deri te Ministria për shëndetësi, e pastaj në Gjyqin administrativ. Realizimi i kësaj mase do të mundësojë shkarkim të ngarkesës së administratës, ruajtje të efikasitetit, shkurtim të kohës për zgjidhjen e lëndëve (refundime, shërim jashtë vendit etj.) duke i dhënë kompetencë të drejtpërdrejtë shkallës së dytë, gjegjësisht Gjyqit administrativ. Bartës: Ministria për shëndetësi në bashkëpunim me FSSHM-në. [Afati: në vazhdimësi deri në fund të mandatit]

Arsyetim:

Premtimi është duke u hulumtuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari