VMRO-DPMNE: Pjesa e hekurudhës Kumanovë – Beljakovc

Për shkak se ndërtimi që ka filluar i hekurudhës në Korridorin 8 në vitin 1994 është ndërprerë në vitin 2004, dhe ajo nuk është ndërtur në tërësi, e as nuk ka pasur përkujdesje financiare, pjesa e hekurudhës Kumanovë-Beljakovc, për momentin është jofunksionale, gjegjësisht ajo nuk shfrytëzohet. Me realizimin e këtij projekti do të rikthehet funksionaliteti i kësaj hekurudhe, me çka do të kontribuohet për përmirësimin e mundësive për transport. Ky aks hekurudhor në gjatësi prej 29 kilometrash shtrihet në territorin e komunës së Kumanovës dhe kalon në afërsi të vendbanimeve Kumanovës, Shupli Kamen, Kleçovc dhe Beljakovc. Mjetet në vlerë prej 30 milionë eurosh planifikohet të sigurohen nga institucione financiare ndërkombëtare, BEI dhe BERZH. [Afati: 2012 – 2020]

Arsyetim:

Tenderi për projektin kryesor tashmë ka kaluar dhe është zgjedhur firma që do ta realizojë atë. Duhet të nënshkruhet marrëveshja.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.