VMRO-DPMNE: Përkujtues për pagesë
Zhvillimi i sistemit për dërgimin e përkujtuesve automatikë për pagesë të detyrimeve tatimore nga ana e DHP-së (nëpërmjet e-mail-it ose porosive SMS), me të cilin firmat do të përkujtohen që më pare për datat e pagesës, gjë që do të ndihmojë të evitohen pagesat me vonesë dhe procedurat ndëshkimore. [Afati: mars 2012]
Arsyetim:
Nga qendra informative e DHP-së konfirmuan se ky premtim nuk është realizuar në praktikë dhe se DHP-ja nuk e ofron këtë mundësi për informim nëpërmjet e-mail-it pse porosive SMS, për atë se kur është data e pagesës.
Poashtu, në dhënien e llogarisë për punën e Qeverisë së RM-së për periudhën 2011-2012 është theksuar se “zhvillohen aktivitete për realizimin e projektit e-Përkujtues”. Llogaria është dhënë për punën e qeverisë deri më 20.07.2012, që do të thotë se edhe pas kalimit të afatit për realizimin e premtimit ky shërbim akoma nuk është realizuar.
Linke:
- Qeveria e RM-së (30.07.2012): Llogaridhënia për punën e Qeverisë 2011-2012 [Qasur më: 07.09.2012]
Vlerësuar nga: Marija Tegovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari