VMRO-DPMNE: Ndërtimi i mbikalimit në Bërvenicë
Ndërtimi i këtij mbikalimi do të paraqesë implementim të plotë të zgjidhjes së komunikacionit që është paraparë me projektin e Autostradës Shkup-Tetovë. Me këtë mbikalim do të përmirësohet komunikimi i qytetarëve të Bërvenicës me Tetоvën. Vlera e projektit vlerësohet të jetë 700 mijë euro, ndërsa mjetet do të sigurohen nga buxheti i Republikës së Maqedonisë. [Afati: nëntor 2012]
Arsyetim:
Nga popullata lokale që jeton në Bërvenicë morëm informatë se mbikalimi prej Bërvenice për në Tetovë akoma nuk është ndërtuar.
Si mbështetje plotësuese për vlerësimin e këtij premtimi është fakti se tenderi për ndërtimin e mbikalimit në autostradën Tetovë-Gostivar është publikuar më 14 dhjetor 2012, ndërsa ofertat do të pranohen deri më 12 shkurt 2013 në orën 13, datë kjo që e tejkalon afatin e paraparë për përfundimin e premtimit të dhënë. Sipas tenderit të publikuar nga ana e Agjencisë për rrugë shtetërore kohëzgjatja e ndërtimit të duhet të jetë 36 muaj nga momenti i nënshkrimit të kontratës.
Linke:
- Time.mk (14.12.2012): ОShpallet tenderi për ndërtimin e mbikalimit në rrugën Gostivar-Tetovë [Qasur më: 27.12.2012]
Vlerësuar nga: Marija Tegovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari