VMRO DPMNE për herë të tretë premton qendër klinike në Shkup dhe spital të ri në Shtip

Nëse shihet afati i ri, qendra klinike e re do të jetë gati saktësisht për 10 vite,. Foto: sreencshot.

NDËRTIMI I QENDRËS KLINIKE “NËNË TEREZA” NË SHKUP

Qëllimi i Projektit është riorganizimi hapësinor i kompleksit të klinikës “Nënë Tereza” – Shkup, në drejtim të sigurimit të shërbimit shëndetësor rajonal dhe efikas nga shëndetësia terciare. Projekti i ri do të mundësoj tërësi të integruar me rrjedhë të përshtatshme të punës, qarkullim,afërsi funksionale, me çka do të arrihet vazhdimësia në sigurimin ee shërbimeve shëndetësore. Aktivitete ndërtuese do të përfshinë: ndërtim të bllokut të ri klinik; ndërtim të objektit të ri të laboratorit; rinovim të klinikës kirurgjike dhe integrim me bllokun e ri klinik; lidhje me Gjinekologjinë dhe akusherinë dhe Onkologjinë dhe bllokun e ri të radioterapisë; komplet rinovim të Klinikës për kardiologji, ndërtim të infrastrukturës së re dhe dhomë të re të kazanit për gjithë kompleksin e klinikave; ndërtim të infrastrukturës së hyrjeve dhe ndërtim të rrugëve në Qendrën klinike. Për qendrën klinike “Nënë Tereza” do të sigurohen pajisje të reja mjekësore dhe jo mjekësore, në pajtim me nevojat dhe prioritet, për të cilat janë paraparë rreth 13 milion euro. (Realizues: Ministria e Shëndetësisë, Buxheti: 70 milion euro (ose 4,3 miliard denarë) për ndërtim, ndërsa i gjithë investimi për modernizim të kampusit kap vlerën prej 128 milion euro (ose 7,87 miliard denarë), AFATI: VITI 2021)

NDËRTIMI I KLINIKËS SË RE NË SHTIP

Filluam me ndërtimin e Klinikës së re në Shtip. Ky projekt ka rëndësi vitale për banorët e Maqedonisë Lindore dhe Juglindore, dhe për të kemi punuar me përkushtim në dy vitet e kaluara, për çka edhe flet fakti se përpunimi i dokumentacionit të projektit përbëhet prej 30.000 faqeve. Objekti i Spitalit Klinik të ri në Shtip do të ndërtohet në lokacionin e tanishëm të spitalit, në vend të objektit të pediatrisë së vjetër. Kapaciteti i Spitalit klinik do të ketë 354 shtretër, prej ku 300 do të vendosen në objektin e ri të spitalit. Spitali klinik në Shtip do të rritet në një qendër moderne bashkëkohore në rajonin më të gjerë jashtë Maqedonisë, i cili do të ketë standarde të reja në sistemi shëndetësor maqedonas. (Realizues: Ministria e shëndetësisë, Buxheti: 37.000.000 euro, AFATI: PRILL 2018)

 

ARSYETIM

programin e ri parazgjedhor me të cilin kërkon besimin e qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen me 11 dhjetor, partia qeverisëse VMRO DPMNE në faqen 405 del me dy premtime të “rritura” të dhëna për herë të parë në vitin 2011, për të cilat deri më tani shumë pak është realizuar. Premtimi i parë për ndërtimin e Qendrës së re Klinike në Shkup në Qendrën e re Klinike, më saktë në vendin e ish Klinikës së re të Gjinekologjike, mes objekteve të tanishme të Gjinekologjisë, Onkologjisë dhe Kirurgjisë, me të cilat do të lidhet. Premtimi përfshinë dhe ndërtimin e objektit të laboratorit, rinovimit të Klinikës kirurgjike, si dhe rrethin e ri dhe rrugët e reja dhe infrastrukturë përreth. Premtimi i dytë është për ndërtimin e Klinikës së re në Shtip, në rrethin e spitalit të tanishëm të Shtipit.

Për herë të parë këto dy objekte të mëdha janë premtuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2011, në faqen 232 të programit parazgjedhor të VMRO DPMNE-së “Manifest për reforma dhe zhvillim”, por premtimi për Qendrën klinike në Shkup parashihte që ajo të ndërtohet në fshatin Bardovc, gjegjësisht të kryejë delokalizimin e Qendrës Klinike ekzistuese.

Premtimet janë dhënë në pjesën “Rikonstruktim i Shërbimit Shëndetësor Publik”.

 Рок за реализирање на овој проект е од 2012 до 2016 година. Do të ndërtojmë spital të ri në Shtip dhe objekt për Fakultetin e Mjekësisë në Shtip. Afati për realizim të këtij projekti është prej vitit 2012 deri në 2016. 

Do të vazhdojnë aktivitet për përgatitje të ndërtimit e Qendrës së re Klinike në Bardovc mbi baza të analizave dhe studimeve të bëra, do të përgatite infrastruktura e qasshme, zgjedhja e marrëdhënieve të pronës ligjore, dokumentacioni i projektit dhe konstruksioni financiar. Afati për realizim të dislokimit të Qendrës së re Klinike deri në vitin 2021. 

Premtimet shihen edhe në faqet 287 dhe 288 në programin zgjedhor të partisë qeverisëse për zgjedhjet e vitit 2014, ndërsa afatet për përmbushje janë viti 2018 për Qendrën Klinike, ndërsa prej vitit 2018 për fillimin e ndërtimit të spitalit të ri në Shtip.

PROJEKT:  NDËRTIMI I QENDRËS KLINIKE “NËNË TEREZA” NË SHKUP
Parashohim ndërtim të objektit kapital për bllokun e ri klinik në Qendrën klinike – Shkup, e cila paraqet projektin më të madh infrastrukturorë  të realizuar deri më tani në fushën e shërbimit shëndetësor. Projekti i ri do të sigurojë krijim të tërësive integruese me rrjedhë të përshtatshme të punës, qarkullim, afërsi funksionale dhe do të arrihet vazhdimësia në sigurimin e kushteve shëndetësore. Në ndërtesën e re do të vendosen më së paku 25 klinika edhe atë: Klinika për pulomonologji e lidhur me Institutin për tuberkulozë dhe Klinika për sëmundje të mushkërive, Klinika e neurologjisë, Klinika për gastroenetropatologjisë, Klinika për reumatologji, Klinika e toksikologjisë, Klinika për hematologji, Klinika për endokrinologji, Klinika e syrit, klinika për trajtimin veshëve, hundës dhe fytit, Klinika për radiologji, Klinika për biokimi, Institut për transfuziologji, Institut i patologjisë dhe histopatologjisë, Instituti i patofiziologjisë dhe mjekësisë nukleare, Instituti i mikorbiologjisë dhe parazitologjisë, Instituti për dëgjim, të folurit dhe zërit, Rastet urgjente (nivel i tretë), Barnatorja e klinikës, Klinka e psikiatrisë, Klinika e traumatologjisë, Klinika e ortopedisë, Klinika për neurokirurgji. 
Aktivitet ndërtimore do të përfshijnë: Ndërtimin e bllokut të ri klinik; Rinovim të klinikës kirurgjike dhe integrim me bllokun e ri klinik; Lidhja e Gjinekologjisë dhe akusherisë dhe Onkologjisë dhe bllokut të ri të radioterapisë; Ndërtim i infrastrukturës  (ujësjellësi, ujërat e mbetur, ngrohje, ventilim, gazra mjekësor, instalim elektrik dhe ujëra kryesorë) për ndërtesën e re klinike të konsoliduar, ndërtesa e Kirurgjisë, Gjinekologjisë, Onkologjisë dhe Klinika për radioterapi; Ndërtimi i infrastrukturës në hyrjet dhe ndërtimi i rrugëve në Qendrën Klinike. (Realizues; Ministria e shëndetësisë, Buxheti: 70.000.000 euro, AFATI: VITET 2014 

 PROJEKT: NDËRTIMI I SPITALIT KLINIK – SHTIP
Objekti i ri i spitalit Klinik në Shtip do të ndërtohet në lokacionin e tanishëm të spitalit, në vend të objektit të pediatrisë së vjetër. Ndërtesa e tanishme e Pediatrisë në të ardhmen do të rinovohet për nevojat e Fakultetit të mjekësisë së Shtipit, ndërtesa e departamentit infektues do të vazhdojë të punojë me funksionin e tanishëm, ndërsa përmbajtja gjegjësisht vendi i ndërtesës së madhe të spitalit e cila do të planifikohet për zhvillim hapësinor të spitalit në të ardhmen. Departamenetet e spitalit, ortopedia dhe traumatologjia, akusheria, sëmundjet e syrit, Otorinolaringologjia, sëmundjet e brendshme, sëmundjet e kraharorit dhe TBC, sëmundje neurologjike, neurokirurgjia, onkologjia (me aplikimin e terapisë citostatike dhe rrezatuese), sëmundjet lëkurës dhe enëve të gjakut. Kapaciteti i Spitalit të ri Klinik do të ketë 354 shtretër, 300 prej të cilëve do të vendosen në objektin e ri spitalor. Objekti do të përfshijë edhe departamentet teknike, si dhe departamentin e patologjisë dhe mjekësisë ligjore. Në katin përdhes janë të vendosur Qendra e urgjencës, departamenti i diagnostifikimit radiologjik, gardërobat qendrore, laboratori, barnatorja e spitalit dhe sterilizimi. 
Në suaza të SK Shtip do të ketë 17 ambulanca plotësuese me hapësira për specializim për kontroll dhe tretman dhe spitale ditore për transfuziologji, dializë, kirurgji ditore me 3 salla të vogla, kemoterapi, psikiatri, shërbim për parandalim dhe trajtim për varshmëri nga droga. Ky objekt është projektuar si objekt me ndërtim të ultë energjetik me harxhim maksimal të energjisë primare prej 90 kWh/m2 në vit. (Realizues: Ministria e shëndetësisë, Buxheti: 37.000.000 euro, AFATI: FILLIMI I NDËRTIMIT VITET 2014-2018)

Deri më tani për realizimin e këtyre premtimeve është punuar shumë pak.

Fillimi i ndërtimit të Spitalit klinik në Shtip, edhe pse afati i dhënë është – viti 2016 (i dhënë në program prej vitit 2011), tani punët nisin që nga fillimi. Afati i ri për realizim të këtyre premtimeve është prilli i vitit 2018. “Vërtetmatësi” shkroi për spitalin në Shtip në shkurt të këtij viti, ndërsa në atë tekst mund të lexohet në detaje edhe rrjedha e aktiviteteve për ndërtim të spitalit, gur themeli i të cilit është vendosur me 3 mars të këtij viti.

Për sa i përket qendrës së re klinike në Shkup, ndërtimi i saj zyrtarisht ka filluar me 2 janar të vitit 2014, me shembjen e objektit të vjetër të gjinekologjisë, por punët kanë zgjatur (për të cilët “Vërtetmatësi ka shkruar në shkurt të këtij viti) dhe tani për tani është vetëm një gropë e madhe. Përndryshe, me 20 dhjetor të këtij viti është shkruar një tender i ri për ndërtim të qendrës së re klinike, ndërsa hapja e ofertave është paralajmëruar për 05.12.2016.

Duke pasur parasysh se janë bërë aktivitet të caktuara në drejtim të realizimit të dy projekteve, këto dy premtime sipas metodologjisë së “Vërtetmatësit” vlerësohen si “pjesërisht të realizuara“.

 

 

BURIME

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.