VMRO-DPMNE: Pagesa e mjekëve në spitale në bazë të kontributit të dhënë

Nga fillimi i këtij viti, filluam me realizimin e projektit “Pagesa në bazë të kontributit të dhënë” në tre institucione: Klinikën për kardiologji, Klinikën për kirurgji maksilofaciale dhe Spitalin e qytetit në Shkup. Me këtë projekt, një pjesë e rrogës së mjekëve do të përshtatet me kontributin e dhënë gjatë punës së tyre. Mjekët të cilët e kryejnë punën e tyre mirë dhe me nder, do të marrin rrogë më të madhe se sa ata që nuk i përmbushin detyrat e punës në mënyrë të kënaqshme. [Afati: dhjetor 2011]

Arsyetim:

Deri në përfundim të afatit të dhënë nuk ka informata se ky premtim është realizuar. [Аzhurnuar më: 23.03.2012]

Prej 1 korrikut 2012 filloi realizimi i projektit “Pagesa e mjekëve në bazë të kontributit të dhënë”, por me vonesë prej gjashtë muajsh. Sipas ministrit Todorov, ata që do të dallohen, jo vetëm që do të shpërblehen, por do të marrin edhe dyfish rrogë më të lartë. Nëse nuk punojnë sa duhet, mjekët jo vetëm që do të dënohen me zvogëlim të rrogës, por sipas ministrit Todorov, nuk do të mund të punojnë edhe në punën shtesë, në orët e pasdites.

Linke:

Vlerësuar nga: Natalija Peshiq

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.