VMRO-DPMNE: Objekte të reja shëndetësore

Do të ndërtojmë objekte të reja shëndetësore – ambulanta në fshatrat e largëta, ku nuk  ekzistojnë objekte shëndetësore. Do të përfshihen këto rajone: Ohri, Vinica, Radovishi, Rostusha, Demir Hisari, Prilepi, Struga, Makedonski Brodi dhe Shkupi. Ambulantat do të jenë me madhësi prej rreth 80 m2 dhe do të kenë: ordinancë për mjekun amë, dhomë për intervenime, hapësirë për vaksinim dhe shërbim patronazhi, hapësirë për pritje dhe nyje sanitare. Ambulantat do t’i hapim në fshatrat Malo Konjari, Shutovë, Koroshishtë, Tanushevc, Kallugjericë, Misllodezhdë, Krushkë, Skudrinjë, Cerovë, Merovë, Kalisht, Frëngovë, Balinc, Grushinë, Sveta, Manastirec, Laski, Lokvicë, Kosovrast i Epërm, Robovë, Çemersko, Pusta Rekë, dhe në lagjen “Shën Stefan”.

Arsyetim:

Të dhënat deri te të cilat mund të vihet flasin se janë hapur objekte të reja shëndetësore vetëm në një pjesë të vendeve të përmenduar në premtim, dhe për këtë arsye këtë premtim e shënojmë si pjesërisht të përmbushur.

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.