VMRO-DPMNE nuk përfaqëson të gjithë “popullin”

Për cilin popull flet Gruevski? Foto: VMRO-DPMNE/ueb

Груевски, сè додека не стане премиер или претседател на држава, може да зборува само во името на оние гласови што ги доби на изборите, а тоа се 38,1 отсто од оние што излегле да гласаат, односно од 66,8 отсто од запишаните избирачи

 

 

Nikolla Gruevski, lideri i i VMRO-DPMNNE-së dhe deputet në Kuvendin e RM-së me 09.04.2017 dha deklaratën në vazhdim, të cilën e vlerësojmë si të pavërtetë:

 

…E paralajmëroj (Zoran Zaevin) që të mos luaj me demokracinë ne Republikën e Maqedonisë, që të mos luaj me popullin, sepse ky shtet nuk është i tij, shteti është i popullit dhe ai nuk mund që pas shpinës së popullit të bëj skenare, platforma të shteteve të huaja dhe atë pas zgjedhjeve pasi i ka gënjyer njerëzit. Të mos mendojë se kjo do të kalojë ashtu-kështu dhe popull do të qëndrojë me duar kryq…

 

ARSYETIM:

Deklaratën e dhënë si përgjigje të pyetjes së gazetarit në lidhje me mundësinë që në ditët e ardhshme shumica parlamentare e përbërë prej LSDM-së, BDI-së, Aleancës për Shqiptarët dhe BESA, me mbështetje të më së paku 10 deputetëve të votojnë kalimin e pikës për zgjedhje të Kryetarit te Kuvendit dhe në atë mënyrë që të tejkalojnë bllokadën përmes diskutimeve të pandërprera të deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Kjo pjesë e deklaratës së Gruevskit është e pavërtetë dhe absurde, para së gjithash, për atë se as ai, as partia e tij VMRO-DPMNE, nuk paraqet të gjithë “popullin”, nëse ju referohet qytetarëve, aq më pak, prezantojnë shumicën e popullit maqedonas dhe bashkësive të tjera etnike në RM.

Dhe shikuar në dy aspekte, deklarata e Gruevskit në të vërtetë është edhe e manipuluar. Fjalët “populli sheh”, “prapa shpinës së popullit”, “populli nuk do të qëndrojë me duar kryq”, etj., në kontekstin në të cilin janë përdorur, janë pretendime të pavërteta. Gruevski, përderisa nuk bëhet kryeministër ose kryetar i shtetit, mund të flasvetëm në emër të atyre votave të cilat i mori ne zgjedhje, dhe ata janë 38, 1 përqind të atyre të cilët kanë dalë që të votojnë, gjegjësisht prej 66,8 përqind të numrit të votuesve të përgjithshëm.

Atyre të cilëve ju drejtohet, LSDM-së dhe liderit të tyre Zoran Zaevit, janë përfaqësues të 36,6 përqind të votuesve, ndërsa, se bashku me partitë e tjera me të cilat formojnë shumicën parlamentare, përfaqësojnë 51,75 përqind të votuesve që kanë votuar. Këto janë rezultate finale të zgjedhjeve të fundit në Maqedoni të cilët i shpalli Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Ashtu që, edhe formalisht, qartë mund të dëshmohet pavërtetësia dhe keqpërdorimi me “popullin” në deklaratat e Gruevskit, përfshirë këtu edhe deklaratën konkrete.

Koalicioni i cili ka shumicë votash në Kuvendin e RM-së, më shumë ka të drejt të flet në emër të “popullit”, se VMRO-DPMNE.

Si përfundim, kur Gruevski  përdor termin “populli” është deklaratë e pavërtetë, sepse VMRO-DPMNE as nuk mund të flet në emër të të gjithë popullit maqedonas, nëse ka menduar kështu, që me siguri po, sipas kontekstit të deklaratës,  gjithashtu ai nuk ka të drejtë që t’ju drejtohet të gjithë qytetarëve të RM-së. e Njëjta vlen edhe për kualifikimin dhe paralajmërimin deri të Zaev, që të mos luaj me demokracinë. Sepse nëse vullneti i pakicës – 51 deputete, përkundër 67 deputet, është dominant në “fillibasterign”, gjegjësisht bllokim te Kuvendit, atëherë Gruevski dhe VMRO-DPMNE janë ata te cilët luajnë me demokracinë, duke shkelur më pas edhe Kushtetutën dhe ligjet e Rregullores.

Sipas kësaj që u tha më lartë, deklaratën e Gruevskit e vlerësojmë si të pavërtetë.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.