VMRO-DPMNE: Ndërtimi i 20 objekteve për ofertë kulturore dhe turistike
Projekti parasheh përgatitjen dhe vendosjen e 20 objekteve të montuara kulturore-informative (pajisje urbane) në lokacione frekuente dhe atraktive nëpër tërë vendin, të dedikuara për shitjen e materialeve promovuese kulturore-turistike, suvenireve, skulpturave, antikuiteteve dhe ekzemplarëve të tjerë reprezentativë. Objektet e montuara do të vendosen në Shkup, Manastir, Tetovë, Ohër, Krushevë, Prespë, Dojran, Tabanovc, Bogorodicë, dhe në parqet nacionale Mavrovë dhe Pelister, për të pasur ofertë më të madhe kultutore-turistike të Republikës së Maqedonisë. Bartës: Ministria për kulturë. [Afati: 2011]
Arsyetim:
4 objektet e para nga projekti për ndërtimin e 20 objekteve për ofertën kulturore dhe turistike, janë promovuar më 7 mars 2012 (pas kalimit të afatit të paraparë).
Linke:
- Ministria për kulturë (07.03.2012). Promovohen katër shtëpiza nga projekti për përgatitjen, vendosjen dhe vënien në funksion të 20 objekteve të unifikuara, të dedikuara për shitjen e suvenireve. [Qasur më: 26.03.2012]
- Dnevnik (02.08.2011). Teatri i vjetër vetëm për 100 denarë. [Qasur më: 26.03.2012]
- Toçka (07.03.2012). Hapet dyqani i parë për suvenire maqedonase. [Qasur më: 26.03.2012]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari