VMRO-DPMNE: Nauka.mk

Promovimi i arritjeve nga puna shkencore-hulumtuese do të përforcohet edhe me krijimin e portalit në internet nauka.mk, në të cilin, në bashkëpunim me hulumtuesit nga institucionet universitare dhe shkencore do të prezantohen rezultatet nga puna shkencore-hulumtuese, të cilat do të jenë në dispozicion të publikut shkencor vendor dhe ndërkombëtar, por edhe publikut më të gjerë. Në portal do të organizohen aktivitete që do ta nxisin diskutimin shkencor si një nga veglat e rëndësishme për evaulimin e veprimtarisë shkencore-hulumtuese, mbrojtjen e rezultateve nga hulutimet dhe gjenerimin e ideve për hulumtime të reja shkencore. Sektorit publik dhe privat, si dhe publikut më të gjerë do t’u mundësohet qasje më e lehtë në arritjet shkencore, si dhe kyçje në ndërtimin e mekanizmave për promovimin e dimensionit etik të hulumtimeve. Bartës: Ministria për arsim dhe shkencë në bashkëpunim me institucionet publike shkencore dhe universitare. Buxheti: 1.000.000 denarë. [Afati: dhjetor 2011]

Arsyetim:

Më 31.01.2012, Ministria për arsim e filloi projektin nauka.mk. Portali filloi një muaj më vonë se sa afati i dhënë në premtimet parazgjedhore.

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.