VMRO-DPMNE megjithatë ofroi zgjidhje për tejkalimin e krizës

LSDM, selia. Foto: META

 

LSDM doli me komunikatë për opinionin në të cilën vlerësohet veprimtaria e VMRO-DPMNE-së opozitare, me çka pretendimi mund të vlerësohet si gjysmë i vërtetë:

Në periudhën kur shteti, por edhe bota përballen me krizën më të madhe shëndetësore të shkaktuar nga virusi korona, VMRO-DPMNE nuk na ofroi zgjidhje për tejkalim sa më të lehtë të sfidave, por mbeti duke shpërndarë lajme të rrejshme me të cilat minon sistemin shëndetësor dhe krijojnë panik dhe frikë te qytetarët. 

[Burimi: LSDM/ueb – Komunikatë – data: 21.04.2020]

 

ARSYETIM:

. Partia qeverisëse LSDM doli në opinion me vlerësim për VMRO-DPMNE-në opozitare, me çka në qëndrimin kryesor të partisë thuhet se partia opozitare “nuk ofron asnjë zgjidhje të krizës, por mbeti duke shpërndarë lajme të rrejshme“, gjë që është gjysmë e vërtetë.

Është i pamohueshëm fakti se VMRO-DPMNE, nga fillimi i krizës së virusit korona shumë herë komunikoi me opinionin me informacione të pavërteta, të cilat me të vërtetë mund të kenë pasoja negative mbi disa segmente edhe në sistemin shëndetësorë edhe te qytetarët. Fundja, LSDM në komunikatë saktë i theksoi pjesën më të madhe të pavërtetave qëi ka komunikuar VMRO-DPMNE si parti ose një pjesë e funksionarëve të saj – “mbi 140 mijë njerëz mbetën pa punë”, se në për ditë të caktuar “kanë mbetur vetëm 100 teste për virusin korona”, dhe më pas në shumë variacione të temës se “sistemi po bie”, se epidemia “kositë në vend për shkak të paaftësisë së qeverisë” ose të tipit “gjendja e jashtëzakonshme është shpallur për keqpërdorime”Pjesën më të madhe të këtyre të pavërtetave ose spineve u analizuan nga “Vërtetmatësi”.

Përsëri, pretendimi se VMRO-DPMNE nuk ka ofruar asnjë zgjidhje për krizën është i pavërtetë, Pas reagimeve të para nga partia opozitare, ata që me 13.03.2020 dolën me një set masash të konsoliduara një pjesë e të cilave ka të bëj me menaxhimin e krizës nga aspekti shëndetësor, ndërsa një pjesë ishin masa ekonomike që i propozonte partia. Këtë në po atë datë e propozoi edhe kryetari i partisë opozitare Hristijan Mickoski. Prej atëherë deri më sot kohë pas kohe ju kthehen atyre masave ose komunikojë propozime të reja, siç ishte propozimi me sigurimin e parave në buxhet përmes transferimit të mjeteve që derdhen në Shtyllën e dytë pensionale në Fondin për sigurim personal dhe invalidor.

Është tërësisht çështje tjetër cilësia dhe zbatimi i masave të propozuara nga VMRO-DPMNE. Nga testimi me shumicë me teste të shpejta, deri te mbulimi i tërësishëm i një pjese të madhe të të punësuarve të prekur nga kriza me vlerë të plotë së pagës, deri te intervenimi në sistemin pensional. Këto propozime të VMRO-DPMNE-së, po ashtu, ishin lëndë analize në “Vërtetmatës”. Por, a kanë propozuar masa,nuk ka dilemë, kanë propozuar.

Prej këtu, komunikatën/deklaratën e LSDM-së se opozita ka prodhuar vetëm lajme të rrejshme, dhe nuk ka propozuar asnjë masë, e vlerësojmë si gjysmë të vërtetë. 

BURIME:

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.