VMRO-DPMNE: Mbrojtja e pyjeve nga prerja e egër e drunjve
Do të sigurojmë mbrojtje më të madhe të pyjeve nga prerja e egër e drunjve duke i përforcuar kapacitetet e policisë pyjore me resurse njerëzore, mjete materiale teknike dhe trajnim të të punësuarve. Do të sjellim ligj të ri për rregullim adekuat të të drejtave dhe obligimeve të pjesëtarëve të policisë pyjore në përputhje me specifikat e kësaj veprimtarie. Bartës: Ministria për bujqësi, pylltari dhe menaxhim me ujërat. [Afati: mars 2012]
Arsyetim:
Deri në fund të muajit mars të vitit 2012, deri kur ishte edhe afati për përmbushjen e këtij premtimi, nuk është sjellë ligj i ri me të cilin do të rregulloheshin të drejtat dhe obligimet e pjesëtarëve të policisë pyjore. Sipas deklaratës së ministrit për bujqësi, pylltari dhe menaxhim me ujërat, Ljupço Dimovski, të dhënë më 28.03.2012, akoma është duke u punuar për ligjin e ri për policinë pyjore. [Аzhurnuar më: 09.04.2012]
Linke:
- Ministria për bujqësi, pylltari dhe menaxhim me ujërat (28.03.2012):Ministri për bujqësi, pylltari dhe menaxhim me ujërat Ljupço Dimovski mbajti takim pune me përfaqësuesit e Sindikatit të punëtorëve të administratës. [Qasur më: 09.04.2012]
Pravo.org.mk: Ligji për pyjet. [Qasur më: 09.04.2012]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari