VMRO-DPMNE: Linjë telefonike pa pagesë për denoncimin e shkeljes së ligjeve nga lëmia e bujqësisë

Në kuadër të Inspektoratit shtetëror për bujqësi do të hapim dhe do të promovojmë linjë telefonike pa pagesë për denoncimin e shkeljes së ligjeve nga lëmia e bujqësisë, tregëtinë e paatourizuar me repromateriale, keqpërdorimet nga ana blerësve me shumicë dhe parregullsive të tjera. Do të fusim në përdorim edhe mekanizma për kontrollimin e punës së inspektorëve bujqësorë, me qëllim të pengimit të keqpërdorimeve të mundshme të të drejtave të bujqve. [Afati: shtator 2011]

Arsyetim:

Më 5 janar 2011 është promovuar linja telefonike për denoncimin e parregullsive në kuadër të Inspektoratit shtetëror për bujqësi për denoncimin e shkeljes së ligjeve. Numri i linjës së telefonit është 0800 11 000.

Ky premtim është realizuar qysh para zgjedhjeve që u mbajtën më 5 qershor 2011, dhe si e tillë nuk është dashur të jetë pjesë e programit parazgjedhor të partisë. [Аzhurnuar më: 07.09.2012]

Linke:

Vlerësuar nga: Dejan Dimitrievski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari