VMRO-DPMNE: Lidhje me autostradë ndërmjet Gostivarit dhe Ohrit me një krah nga Shqipëria

Gostivar – kufiri me R. e Shqipërisë (në Qafëthanë) duke i përfshirë edhe akset Trebenishtë – Ohër, Trebenishtë – Strugë, dhe Strugë – Podmolje. Trasa në pjesët e lartëpërmendura të Korridorit 8 kalon nëpër Bukojçan, Kërçovë deri në Trebenishtë. Pastaj do të ndahen krahë të rrugës prej Trebenishtës në drejtim të Ohrit dhe të Strugës, si dhe për lidhje të Strugës me Podmoljen. Gjatësia e përgjithshme e këtij aksi rrugor të Korridorit 8 është 128 kilometra. Me këtë zgjidhje në formë të autostradës parashihet ndërtimi i rrugës me nga 2 korsi me gjerësi prej 3,75 metrash dhe nga një korsi për ndalje me gjerësi prej 2,5 metrash në secilin drejtim. Vlera e projektit është afro 490 milionë euro. Ndërtimi i këtij aksi rrugor është pjesë e projektit për dhënie të rrugëve nën koncesion. Në qoftë se procedura për koncesion me të cilën është përfshirë edhe ky aks rrugor nuk kryhet me sukses, gjegjësisht nëse nuk ka oferta të mira financiare, për ndërtimin e këtyre akseve rrugore do të kërkohen mënyra alternative për financim. Njëkohësisht, do të përgatitet dinamikë e re për rindërtim gradual të pjesës perëndimore të Korridorit 8, duke filluar me akset rrugore në pjesën jugperëndimore. [Afati: 2013 – 2018]

Arsyetim:

Premtimi është duke u hulumtuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.