VMRO-DPMNE: Lidhje hekurudhore e Maqedonisë me Shqipërinë

ВМРО-ДПМНЕ: Железничко поврзување на Македонија со АлбанијаNdërtimi i hekurudhës së re prej Kërçovës deri në Lin, kufiri me Republikën e Shqipërisë, në gjatësi prej 70 kilometrash. Me qëllim të ndërtimit të plotë të Korridorit 8, i cili e lidh Detin e Zi, Bullgarinë, Maqedoninl, Shqipërinë dhe Italinë, duhet të ndërtohet edhe pjsea perëndimore e këtij aksi në gjatësi prej 70 kilometrash, ku gravitojnë komunat e Kërçovës, Drugovës, Debarcës, Ohrit dhe Strugës, më saktë vendbanimet Bërzhdani, Judovë, Slivovë, Arbinovë, Izdegllavje, Mesheishtë, Strugë, Radozhdë dhe Lin, dhe e cila do ta lidhë Republikën e Maqedonisë me Shqipërinë me infrastrukturë të kompletuar hekurudhore. Me mjete të ndara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë, qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja përgatiti studim të fizibilitetit, projekt ideor dhe studim për ndikimin mbi mjedisin jetësor për tërë aksin. Për përfundimin e këtij projekti duhet të kompletohet dokumentacioni teknik dhe të realizohet ndërtimi. Nevojiten mjete në vlerë prej rreth 300 milionë euro, prej të cilave rreth 3 milionë planifikohet të sigurohen nga institucionet financiare ndërkombëtare. [Afati: 2013 – 2020]

Arsyetim:

Premtimi është duke u hulumtuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.