VMRO-DPMNE: Lehtësime për studentët ndërmarrës

Do të zvogëlohen harxhimet për studentët që dëshirojnë të hapin biznesin e tyre, me qëllim që të avancohet ndërmarrësia në mesin e të rinjve. Për 50% do të zvogëlohet kompensimi për regjistrimin e biznesit në Regjistrimin qendror për ndërmarrësit që janë studentë dhe që e kanë hapur firmën në mënyrë elektronike. Njëkohësisht, do të subvencionohen edhe harxhimet e tjera për regjistrimin e firmës (vula, vërtetimi i dokumenteve në notar) [Afati: janar 2012]

Arsyetim:

Themeluesit e firmave “Nasha Vinarija” dhe “Mleçno carstvo”, Riste Stefanov dhe Sinisha Stanoeviq, janë të parët që e shfrytëzuan masën qeveritare, me të cilën për 50 përqind zvogëlohen harxhimet për regjistrimin e firmës së studentëve në mënyrë elektronike në Regjistrin qendror. Me këtë, ky premtim është realizuar në afatin që ishte paraparë.

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari