VMRO-DPMNE: Krimi i organizuar, korruptimi dhe terrorizmi

Do të ashpërsohet politika ndëshkuese, masat alternative, do të futen vepra të reja penale, veçanërisht për ndjekje efikase dhe pengim të veprave të krimit të organizuar, korruptimit dhe terrorizmit, do të fuqizohet përgjegjësia e personave juridikë dhe do të promovohet konfiskimi i pronës me theks të veçantë në institucionin e konfiskimit të zgjeruar dhe pasurimit të pabazë dhe konfiskimit të të ardhurave të fituara nëpërmjet krimit. Afati: mars 2009;

Arsyetim:

Është ratifikuar Konventa e Këshillit të Evropës për larje, zbulim, marrje dhe konfiskim të të ardhurave nga veprat e dënueshme dhe financimi i terrorizmit, në ndryshimet dhe plotësimet e Kodit penal janë përfshirë terrorizmi, financimi i terrorizmit (Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit penal 15.01.2008, nenet 17-19), konfiskim i pronës dhe konfiskimi i zgjeruar (Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit penal 14.09.2009, nenet 11-15)

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.