VMRO-DPMNE: Kontroll mobil 24 orësh nga FSSHM-ja

Atyre që janë të siguruar në FSSHM, do t’u japim mundësi të paraqesin parregullsi dhe të kërkojnë ndihmë nga FSSHM-ja, në qoftë se në ndonjë institucion shëndetësor që ka të nënshkruar marrëveshje me FSSHM-në, pacientëve nuk u ofrohet shërbimi ose trajtimi që u takon. Të siguruarit, me telefonatë do të mund të lajmërohen në çfarëdo kohe personit për kontakt në FSSHM, me qëllim që të bëhet kontroll mbi institucionin shëndetësor. Me këtë do të bëhet tejkalimi i dilemave ose i problemeve që i kanë të siguruarit gjatë marrjes së shërbimeve shëndetësore dhe mobilizim urgjent i kontrollit në vendnodhjen e problemeve. Bartës: FSSHM-ja. [Afati: prill 2011]

Arsyetim:

Sipas deklaratës së drejtoreshës së mëparshme të FSSHM-së, Maja Parnarxhieva-Zmejkova, të dhënë më 08.02.2011, kontrolli 24 orësh i FSSHM-së tashmë është vënë në funksion. Poashtu nga informatat që janë në dispozicion, kontrolli mobil i FSSHM-së kontrollet e para i ka bërë më 11 mars të vitit 2011, në 78 ordinanca në mjediste rurale të Maqedonisë.

Ky premtim është realizuar para zgjedhjeve të mbajtura në qershor të vitit 2011.

Linke:

Vlerësuar nga: Natalija Peshiq

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.